Negociata që Shqipëria të marrë 40 mijë punëtorë të huaj. Biznesi: U sigurojmë akomodim

10/05/2418:02

Shperndaje:

Teksa ekonomia në vend është duke vuajtur për punëtor të kualifikuar në sektorin e fasonerisë, turizmit, si edhe në disa sektorë të tjerë, mësohet se qeveria duket se ka nisur negociatat me një shtet tjetër për të marrë 40 mijë punëtor të huaj. Diskutimet për këtë temë vijuan edhe në emisionin e sotëm ‘Përballje’ në Report Tv.  

Florian Zekja, përfaqësues nga sektori fason, në një lidhje skype për emisionin tha se gjetja e punëtoreve të kualifikuar është bërë e vështirë. 

Nga ana tjetër, Rigels Xhemollari, nga qëndresa qytetare tha se nuk ka pasur transparencë lidhur me këtë marrëveshje nga ana e qeverisë.  

“Duhet të falënderojmë Elizën dhe kolegët që e raportuan, sepse ne nuk do e dinim, transparenca ka qenë zero nga qeveria. Ashtu si kanë ardhur disa shtetas edhe nga Irani dhe janë vendosur në Gjirin e Lalëzit, qytetarët nuk e dinë se çfarë po ndodh me këto marrëveshje që po bënë shteti shqiptar.  Edhe shteti gjerman kërkoi punëtor, por shteti gjerman nuk po largon gjermanët për të marr punëtorë, ata po shkojnë vet atje. Kurse, shteti shqiptar nuk është duke kthyer diasporën në vendin e saj”, tha ai. 

Ndërkohë, gazetarja Eliza Gjediku, tha se shteti nga i cili mund të vijnë punëtorët thuhet se është shteti i Filipineve. 

“Deri më tani është thënë se shteti është në diskutime për të marrë punonjës të kualifikuar, me cilësi të lartë, dhe jo për punë elementare. Deri më tani nga biznesi dyshohet se shteti me të cilin do të nënshkruhet marrëveshja janë Filipinet, deri më tani nuk ka diçka të konfirmuar. Filipinet janë një shtet për të cilin nuk kemi pasur informacione nëse e kanë përdorur Shqipërinë për të kaluar në BE. Por edhe nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave Filipineve janë përafërsisht në të njëjtit stad që ka Shqipëria, pra nuk është një shtet shumë i varfër, që ne i ofrojmë një standard shumë të lartë”, tha ajo. shqiptarja.com


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.