Në “pronat e krimit”/ Çelet në Sarandë “Garazhi Social i Artizanatit”

07/02/2012:41

Shperndaje:


Është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Garazhit Social të Artizanatit ceremonia e hapjes së sipërmarrjes sociale në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar në qytetin e Sarandës “Garazhi Social i Artizanatit”.
Në këtë event kanë marrë pjesë edhe Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në këtë ceremoni janë prezantuar strategjitë e Qeverisë në parandalimin dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe rehabilitimin e viktimave dhe rëndësinë e ripërdorimit efektiv nga organizatat e shoqërisë civile të pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar dhe krijimin e sipërmarjeve sociale që gjenerojnë punësim dhe të ardhura.
Garazhi Social i Artizanatit u krijua në kuadër të “C.A.U.S.E.- Përdorimi i pronave të konfiskuara për sipërmarrje sociale”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Garazhi Social i Artizanatit zbatohet nga Instituti i Migracionit, Zhvillimit dhe Integrimit.

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1419889708182677/


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force
Vrau ish-partneren 25-vjeçare dhe plagosi veten për të sajuar një sulm
Delvina triumfon në Memaliaj, reagon pas humbjes në derbi
Vrasja në Sarandë, Policia: Po bëjmë kontrolle me dronë në Sarandë dhe Delvinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.