Ndërtimet pa leje, Rama: Do të ketë edhe shembje të tjera, askush nuk do të tolerohet

04/12/2213:25

Shperndaje:

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përveç objektit 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”, do të ketë edhe shembje të tjera ndërsa nuk do të tolerohet askush.

“S’po flasim për ata që kanë ndërtuar dhe po ndërtojnë tek tuk pa leje për strehimin e tyre. Tjetër është kur dikush ka dalë nga leja e ndërtimit më shumë se kaq, tjetër kur ka bërë ndërtim pa leje, tjetër kur godina shembet. Të gjitha janë në ligj, s’janë të improvizuara. Kemi të bëjmë me një proces që ka nisur prej kohësh dhe vazhdon e do të vijojë deri në fund. Nuk mbaron këtu. Për rastin që flisni dhe të gjitha të tjerat, në dijeninë time do ketë dhe shembje të tjera për të cilat ka procedura dhe nuk do të ketë asnjë individ që do të tolerohet. Jeni të mirëseardhur të denonconi ndërsa po evidentohen raste nga struktura. Po bëhet gati ndryshimi ligjor që kontrolli i lejeve të ndërtimit nga ana e strukturave vendore për ato që japin leje dhe Këshilli Kombëtar i Territorit, do bëhen në mënyrë periodike dhe jo më pak se 60 ditë.

Do të firmoset që askush nga grupet e kontrollit të mos thotë se pashë. Ky është proces nxjerrjesh mësimi nga ne. Nuk ka lidhje me çfarë thuhet e pretendohet e aq më pak me lirinë e medias. Kjo është çështje ligjshmërie dhe ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht se janë në politikë apo media”, tha Rama.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kompania KRACO kërkon të punësojë Agjent Shitje për Zonën e Jugut
Ardit Bido takim me banorët në Senicë: Do të restaurohet kisha e dëmtuar
Matilda Qurku shpall kandidaturën për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli, shpallet në kërkim një i dyshuar
Lamtumirë Pëllumb Halimi – Saranda humbet një shërbyes të përkushtuar

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.