Ndërron jetë mbreteresha me jetëgjatë e Britanisë së Madhe, Elizabeth II

08/09/2220:12

Shperndaje:

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elisabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja mbrëtërore. Të gjithë fëmijët e mbretëreshës, princat William dhe Harry, kanë shkuar në kështjellë.  Mbretëresha Elizabeth ndërroi jetë në Kalanë Balmoral në Skoci nga problemet me shëndetin

Kurora i kalon menjëherë djalit të saj dhe trashëgimtarit Charles, i cili tani është Mbret. Mbretëresha ishte kryetare e shtetit të Britanisë së Madhe dhe 14 vendeve të tjera, duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Xhamajkën. Elizabeth II u bë mbretëreshë pas vdekjes së babait të saj Mbretit George VI më 6 shkurt 1952.  Ajo ka lënë pas katër fëmijët e saj, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër

Kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss u nis për në pallat pasi mori vesh lajmin përmes një letre në parlament, kur ende gjendja e mbretëreshës ishte kritike.  

Flamuri në Buckingham Palace u ul në gjysmështizë në orën 18:30.

Ndërsa u njoftua lajmi për vdekjen e Mbretëreshës, qindra njerëz u mblodhën jashtë pallatit duke qarë për humbjen e mbretëreshës.

Sundimi 70-vjeçar i Mbretëreshës Elizabeth ka përfunduar dhe djali i saj i madh, Charles, është Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëresha udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkinë përmes brezave të ndryshimit, duke fituar respekt dhe admirim në mbarë botën për përkushtimin e saj ndaj detyrës.

Shumica e njerëzve që jetojnë në MB dhe në Commonwealth nuk kanë njohur një kohë pa atë si mbretëreshë.

Një epokë që filloi në 1952 – e njohur nga disa si ‘epoka elizabetiane’ – ka përfunduar.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.