“National Geographic”: Butrinti, qyteti i dëshiruar antik
Programi “Open Explorer” i “National Geographic” ka vizituar qytetin antik të Butrintit duke i kushtuar një shkrim historisë, arkeologjisë, suksesit turistik, por edhe sfidave që shfaqen bashkë me to.
Butrinti është i lidhur ngushtë me mitologjinë greke, trashëgimia e tij historike është shkruar nga Dionisi i Halikarnasit, historian dhe shkrimtar i famshëm me origjinë greke në Romë.
Ai na tregon për Enean, luftëtarin trojan, për babain e Romulit dhe Remit, për Andromakën, për Hektorin dhe për Trojën. Ky është një prej teksteve të para të shkruar të historisë ku përmendet Butrinti, që ndoshta mund të jetë themeluar nga luftëtarët e dëbuar trojanë.
Arkeologjia e këtij qyteti antik, evidenton trashëgiminë që kanë lënë kultura të ndryshme në të kaluarën: grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, turqit, francezët dhe osmanët, të cilët panë te Butrinti një zonë strategjike për të zgjeruar influencën e tyre. Mbretër, pushtues, princër, mendimtarë, arkeologë dhe historianë kanë gjetur në rrënojat e qytetit një simetri të historisë së njerëzimit. Një trashëgimi e njerëzimit, ky është Butrinti. Madhështia e këtij vendi kishte mbetur e fshehur deri në vitin 1927.
Zbulimet e para arkeologjike filluan me Misionin Arkeologjik Italian. Kjo sipërmarrje filloi gërmimet në atë që do të ishte një prej qyteteve më antike të Shqipërisë. Punimet filluan në vitin 1928. Ndonëse punimet arkeologjike asnjëherë nuk kanë përfunduar, mendohet se ajo që shohim sot mund të jetë me shumë mundësi vetëm një e pesta e asaj që ndodhet nëntokë.
Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum” (Kolonia Augustiane Butrinti).
Përveç shkëlqimit të tij historik, Butrinti është një parajsë për 800 lloje bimësh, 246 lloje zogjsh, 105 lloje peshqish dhe 39 lloje gjitarësh. Çfarë ndodh kur kjo trashëgimi kulturore e njerëzimit takon turizmin? Në katër paragrafët e mësipërm ai përshkruhet si një qytet i dëshiruar. Ky është problemi real. Mijëra persona e duan atë dhe kjo nuk është krejtësisht pozitive.
“Mesatarisht, Butrinti pret rreth 300 000 persona në vit”, thotë Auron Tare.
Ky është një numër i madh. Kjo duket një shifër e mirë parë nga këndvështrimi i menaxhimit turistik. Madje duket të jetë edhe një sipërmarrje fitimprurëse për kompanitë private që marrin 47 euro për person. Megjithatë, pasoja e këtij numri dhe aktiviteti mund të duket pozitive në periudhë afat shkurtër, të ardhura dhe punësim për rajonin. Por në të vërtetë, turi i rregullt rreth Butrintit që zgjat katër orë, me shumë mundësi nuk e vlerëson plotësisht rëndësinë e saj historike dhe natyrore. 300 000 persona në vit është e barabartë me 50 000 këmbë që ecin në muaj në një zonë arkeologjike shumë delikate.
“Kjo eksperiencë nuk do të ekzistonte nëse kaq shumë njerëz, të organizuar ose jo, do të kërkonin të shihnin diçka”, thotë Auron Tare ndërkohë që një grup i madh me amerikanë po hynte në teatrin e Butrintit.
“Kjo është vërtetë një sfidë. Ndonjëherë mendohej për të rritur çmimin kështu që mund të hyjnë më pak persona. Por, a është e drejtë kjo? Nëse shumica e qytetarëve të një vendi nuk janë në gjendje të paguajnë për të hyrë dhe të njohin origjinën e tyre, historinë e tyre”, thekson Auron Tare.
“Butrinti tani është bërë një vend shumë i famshëm dhe sfida sot është çfarë duhet bërë kur një vend bëhet shumë i suksesshëm”, thotë Tare.
“Ju ftoj të shihni mënyrën si udhëtoni në mënyrë kritike, sepse qëndrueshmëria e një destinacioni varet nga turizmi i ngadaltë në të gjitha aspektet. Ai kërkon dhe mbështetet në ndërgjegjen e udhëtarëve”, thotë Erika Gilsdorf, producente, regjisore, konsulente dhe eksploruese në Qendrën e Administrimit të Destinacioneve për “National Geographic”. /G.S/ a.jor
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
28/11/1817:52
Suvenire nga Saranda
28/11/1817:52
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
28/11/1817:52
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
28/11/1817:52
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
28/11/1817:52