Monika Kryemadhi nga Saranda: Në zgjedhjet lokale bashkë me PD

18/11/1813:59

Shperndaje:


 

Kryetarja e Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në qytetin e Sarandës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi preku çështjen e koalicioneve që LSI ka pasur vitet e fundit me PD-në dhe PS-në. Sipas Kryemadhit, LSI-së i është dashur që të bashkëpunojë me qeveri të ndryshme për të bërë të mundur heqjen e vizave dhe marrjen e statusit kandidat në BE.
Thonë për LSI, po kjo njëherë me PD, njëherë me PS. Pa LSI shqiptarët nuk do të lëvzinin të lirë në Bashkimin Europian. Bashkimi me PD-në i dha shansint shqiptarëve të lëvzin të lira pa viza. Pa LSI, PS-ja nuk do ta kishte të mundur marrjen e statusit kandidat në BE. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka qënë ajo e cila ka iniciuar për të arritur marrjen e statusit kandidat për anëtar të BE-së. Sot qeveria nuk ka ministri Integrimi, dhe procesi i integrimit sa vjen dhe reduktohet, eshte shprehur Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së
Sa i përket zgjedhjeve të 30 Qershorit, Kryemadhi deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike do të dalin me kandidatë të përbashkët të frontit opozitar.
Do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale. Ne si LSI jemi në kontakte me drejtuesit dhe strukturat. Do të zgjedhim njerëz të mirë dhe që e duan vendin e tyre dhe mbi të gjitha rininë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.