Miratohet me 19 vota pro marrëveshja me FSHZH – përjashtohen 2 këshilltarët nga PLL, reagon Matilda Qurku

31/05/259:47

Shperndaje:

Miratohet me 19 vota pro marrëveshja për “Polin e Zhvillimit Turistik në Sarandë” – PLL përjashton dy këshilltarë, reagon Matilda Qurku

 

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë 30 maj, është miratuar me 19 vota pro marrëveshja e bashkëinvestimit ndërmjet Bashkisë Sarandë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për projektin “Poli i Zhvillimit Turistik në Sarandë”, i njohur ndryshe edhe si projekti i “Ekokampusit”.

 

Miratohet me 19 vota pro marrëveshja me FSHZH – përjashtohen 2 këshilltarët nga PLL, reagon Matilda Qurku

 

Ndër votat pro ishin dy këshilltarë të Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe katër këshilltarë të Partisë Demokratike, krahas këshilltarëve të majtë që mbështesin drejtimin aktual të bashkisë.

 

Vendimi ka sjellë reagime të forta politike, ku më i ashpri ka qenë ai i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), dega Sarandë, e cila njoftoi përjashtimin e menjëhershëm dhe të pakthyeshëm të dy këshilltarëve të saj që votuan në kundërshtim me qëndrimin e forcës politike që përfaqësojnë.

 

Në vijim të kësaj situate, ka reaguar edhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, znj. Matilda Qurku, e cila u shpreh:

 

“Përshëndes vendimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit për përjashtimin e këshilltarëve të saj pas votimit pro vendimit për Ekokampusin në Këshillin Bashkiak.
Ky është një shembull i përgjegjshmërisë politike dhe i respektimit të vullnetit të qytetarëve që duhet të ndiqet nga të gjitha partitë opozitare.
Këshilltarët që nuk i binden vendimeve politike dhe nuk mbrojnë interesin publik, nuk mund të përfaqësojnë më qytetarët.
Besnikëria ndaj votuesve dhe mbrojtja e interesit të komunitetit duhet të jenë parimet udhëheqëse të çdo përfaqësuesi lokal apo qendror.”

 

 

Miratimi i kësaj marrëveshjeje ka sjellë ndarje të thella në radhët e opozitës lokale dhe pritet të ketë jehonë edhe në zhvillimet politike të mëtejshme në Sarandë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Skandal i ri me përmasa alarmante / të dhënat personale të 3 milionë shqiptarëve shiten online
Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve
Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re
Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët
Qytetari apelon përmes Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime – VIDEO
Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.