Reklamë I Love Orange

Ministrja Anila Denaj: Në 7 vite u rritën 225 mijë vende të reja pune…


Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme, ka dalë në një konferencë për mediat, me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtoren e Tatimeve, Delina Ibrahimaj.
Ministrja Denaj, në fjalën e saj është shprehur se; përsa i përket ekonomisë, qeveria “Rama” numëron disa arritje.
Ndër të tjera, ajo ka thënë se; përpjekjet tona, kanë filluar që në 2013, ndërsa thekson se; puna ka nisur nga një kënetë për të ndërtuar një karabina. Sipas Ministres, gjatë qeverisjes së PS në vendin tone, janë 225 mijë vende pune shtesë.

“Jemi në një moment të rëndësishëm për të projektuar të ardhmen por duhet të shohim nga e shkuara. Jemi në momentin e një procesi rindërtimi të rëndësishëm që do të sjellë shumë të ardhura. Përpjekja jonë nuk ka filluar sot por në 2013. Në 2013 e nisëm nga një ardhur shumë e ulët. Nga një kënetë, dhe ndërtuam një karabina. Rritën në 27.38% të ardhurat e produktit të brendshëm bruto. Përfaqëson gjysmën e rrrugës. Kjo karabina duhet ndërtuar me të gjithë elementët. Debatet janë pafund se si rritja e politikave fiskale, ndikoi bizneset, ndikoi individët. Biznesi përtej rritjes së tatim fitimit nga 10-15%, flasim për një rritje 142% nga 2013. Pjesa kryesore e rritjes është kryesisht nga mirëadministrimi fiskal, nga përpjekja për të formalizuar ekonominë, që nisi nga viti 2014 dhe ka dhënë rezultate. E tregon gjithashtu në fakt dhe numri i bizneseve të reja të regjistruara. Të ardhurat nga Tatim fitimi u rrit me 142% nga 2013. Me 225 mijë vende pune shtesë. Mirëadministrimi fiskal ka qenë i rëndësishëm për të ndërtuar këtë karabina. Do të ngelesha pak te tatimi mbi vlerën e shtuar, një element shumë i rëndësishëm për bizneset”, ka thënë Ministrja.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47