Ministri i Energjitikës “inspekton” punimet në rrugën Shkallë-Vrinë

08/04/1710:43

Shperndaje:


rruga shkalle vrineGjatë një vizite në Bashkinë e Konispolit, ministri i Energjitikës, njëherësh edhe i deleguar i PS për Qarkun Vlorë Damian Gjiknuri ka inspetuar edhe punimet që po kryhen në rrugën Shkkaë-Vrinë, rrugë e cila lidh doganën e Qafë-Botës me Parkun Arkeologjik të Butrintit.
Gjiknuri është shprehur se “Kjo është një rrugë që përmbledh të gjithë ekonominë e Konispolit pasi të gjitha tokat që ajo lidh janë të mbjella me mandarina dhe dru frutorë të tjerë. Përmes këtij aksi bëhet kalimi i automjeteve që transportojnë rreth 15 mijë ton mandarina çdo vit. Investimi mbart rëndësi dhe për turizmin pasi rruga shërben si pikë lidhjeje ndërmjet doganës së Qafë-Botës dhe Parkut të Butrintit çka do të shtojë numrin e vizitorëve”.
Rruga Shkallë-Vrinë ka një gjatësi prej 6.5 km dhe parashikohet të përfundojë në 18 Maj 2017.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik
Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent
Gjiri i Hartës kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim, ushqimi dhe transporti
BURGER KING kërkon punonjës për pikën në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.