Mediat britanike: 2019-a viti i Shqipërisë për turizmin


 

Shqipëria ka qenë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare si një destinacion atraktiv turistik për verën që do të vijë, duke e cilësuar 2019-n si vitin e saj në turizëm. Së fundmi media britanike Harper Baazar e ka listuar në top 10 vendet më të bukura për t’u vizituar në verën që do të vijë-shkruan Monitor.

Zyrtarisht kemi hyrë në stinën e dimrit. Ditët janë të shkurtra, temperaturat janë të ulë dhe vera duket ende shumë larg. Por të gjithë kemi në mendje vetëm një gjë: Ku do të shkojmë për pushime?

Gjatë 12 muajve të fundit, fotot e pushimeve nga vende si Italia e Jugut dhe Bali kanë pushtuar rrjetet tona sociale, ndërsa vitin e kaluar Vietnam, Mykonos dhe Lisbonë patën një bum vizitash.

Për të siguruar lexuesit që të jenë një hap përpara me destinacionet që zgjedhin, media britanike Harper Baazar ka sjellë mendimet e një grupi ekspertësh për udhëtimet.

Në 10 top destinacionet e listuara nga ekspertët, Shqipëria është renditur në të tetin.

Sipas ‘Harper Baazar’, Shqipëria ka qenë prej kohësh në hijet e vendeve fqinje turistike për tërheqjen e turistëve si Greqia dhe Mali i Zi. Megjithatë disa ekspertë të udhëtimit parashikojnë që viti 2019 të jetë viti i vendit në turizëm.

Referuar Booking.com. Ksamili, fshat në jug të vendit, është një destinacion për të mos u humbur. Përdoruesit e kësaj platforme e kanë vlerësuar vendpushimin për prodhimet e detit dhe njerëzit miqësorë. Vendi gjithashtu u listua edhe në listën më të mirë të udhëtimit të Lonely Planet për vlerën e vitit 2019 ku përshkruhej: “Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ecni në mes të peizazhit të bukur malor, të qëndroni në fshatra të vegjël dhe të përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin e Tiranës për shumë më lirë se sa shumë në një vend tjetër në Europë “.

Pjesë e listës së medias britanike ishin edhe këto vende

1.Jordania
2.Sri Lanka
3.Kanadaja
4.Ishujt e Paqësorit
5.Japonia
6.Rwanda
7.Arizona, SHBA
8.Shqipëria
9.Zelanda e Re
10.Bullgaria

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.