Më ka marrë malli – Nga Adriatik Lapaj

01/04/2121:08

Shperndaje:


.
Më ka marrë malli për ditët kur ecja këmbëzbathur rrugëve të Sarandës tek shkonim në plazh. E kam dhe sot ndjesinë e temperaturës mbi zift që na përcëllonte shputat e këmbëve. Për fiqtë e detit tek na mbushnin duart plot gjemba, por që i rrufisnim buzagaz. Për rrushin me erë që ne i thoshim “rrush amerikan”.
Aroma e tij dehëse më ka mbetur në flegrat e hundës edhe sot. Për patlat (lloj molusku) anas shkëmbinjëve buzë detit që i hanim krudo kur as që e dinim çfarë ishte krudua. Për pefkat (stikat e pishave të buta) që i gjuanim tek luanim me top mbasditeve të ngrohta verore. Për çumuliqet (izet) që i mblidhnim si ketra majë pemëve.
Për hurmat e buta që merrnim diku në të dalë të qytetit ku ishte një platacion dehës. Për grackat që i ngrinim kanarinave (zog) poshtë ekualipsit të madh (lloj peme). Për lojën me “shtete”, “pinglat” (lojë me 2 drunj), “bamin” (lojë me ndjekje në mbarë qytetin).
Për peshkimin e peshkut shtizë në shtator dhe gjuetisë mbreslënëse të sirave (lloj peshku grabitqar). Për garat me fundo…na dilnin sytë vendit kush përshkonte më shumë metra nën ujë. Për kampionatin e futbollit mes lagjeve.
Për aromën e jodit tek binte mbrëmja në qytet. Për këto e shumë të tjera…sa shumë fëmijëri kishim dikur!
Të varfër, por fëmijët luanin me fëmijët.
I shikojë sot fëmijët mbyllur si zogjtë në kafaz dhe ndjej se atyre u është vjedhur fëmijëria.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish
Gjuetia rikthehet pas 12 vjetësh, por menaxhimi i zonave i kalon privatit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.