Me dosje në SPAK, Leonidha Hristo në ballë të fushatës për PD në Finiq

27/03/2118:10

Shperndaje:

Me dosje në SPAK, Leonidha Hristo në ballë të fushatës për PD në Finiq

Me dosje në SPAK, Leonidha Hristo Leonidha Hristo, ish kryetari i bashkisë Finiq, është vënë në ballë të fushatës elektorale për Partinë Demokratike.
Pavarësisht se 4 vite më parë u zgjodh kryetar i bashkisë Finiq propozuar nga MEGA, parti e cila në këto zgjedhje ka propozuar mjekun Niko Kuri si kandidat brenda listës së Partisë Socialiste, gjatë një takimi të kandidates së PD Ina Zhupa në Livadhja, Leonidha Hristo ka qenë ulur në reshtin e parë, madje gjatë hyrjes së kandidates Ina Zhupa, Leonidha Hristo ka dalë për ta pritur dhe shoqëruar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallzuar në SPAK ish kryetarin e bashkisë Finiq Leonidha Hristo për abuzime me tenderat në vlerën e 770 milionë lekë të vjetra (më shumë se 600 mijë euro).
Në dosjen e dorëzuar nga KLSH në SPAK, midis të tjerash thuhet se tenderat “përpunoheshin” nga 1 dorë.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Leonidha Hristo përfundon në duart e SPAK

KLSH kallëzon në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq Leonidha Hristo dhe dy zyrtarë: I shkaktuan 77 mln lekë të reja dëm shtetit me tenderat Raporti i plote i KLSH Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit Financiar dhe të Përputhshmërisë me nr. 1048/1, datë 24.12.2019… Ka përfunduar auditimin në Bashkinë Finiq, për veprimtarinë nga data 01.01.2017 deri më 31.12.2019. Me Vendimin nr. 28, datë 30.04.2020 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresënnr. 1048/13… Datë 04.05.2020, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Finiq, masa me karakter organizativ… Masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 77 milion lekë… Përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitetnë vlerën 136.7 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën prej 55 milion lekë.

Konstatimet e KLSH për Leonidha Hriston 770 milionë lekë dëm shtetit me tenderat

Konstatimet e KLSH për Leonidha Hristo: 770 milionë lekë dëm shtetit me tenderat. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi… Vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi,përdorimit të sistemit SEP nga anëtarët e NJHDT dhe KVO, administrimit të dokumentacionit fizik etj. Për 12 (dymbëdhjetë) procedura prokurimi ku është konstatuarvendosje e kritereve jo në përputhje me objektin e prokuruar dhe zërat e preventivit të objektit, duke ulur numrin e pjesëmarrësve në procedura. Për14 (katërmbëdhjetë)procedura të prokurimit për kualifikikim dhe shpalljen fitues pa të drejtë tëoperatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST… Duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës… Me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 136,713,771 lekë… Në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.
Për të gjitha procedurat e prokurimit është konstatuar se OE apo BOE pjesëmarrëse kanë qenë në kushtet e mos plotësimit të dispozitave ligjore të LPP, pasi nuk plotësojnë disa nga kriteret e DST dhe në kushtet kur nuk ka pasur operator të tjerë pjesëmarrës në garë, KVO duhet të anulonte procedurën/at dhe zhvillonte procedurë të re, duke analizuar shkaqet e dështimit të procedurës dhe përmirësuar kriteret e vendosura të cilat kanë çuar në mospjesëmarrjen e OE. Vlerësimi jo i drejtë i operatorëve pjesëmarrës në garë, ka sjellë për pasojë veprime në paligjshmëri të përdorimit të fondeve për vlerën prej 136,713,771 lekë.

Raporti ndaj Leonidha Hristos… VIJIM…

Për 15 (pesëmbëdhjetë)procedurat të prokurimit për të cilat është konstatuar kualifikim dhe shpallje fitues të Operatorëve Ekonomik (OE) apo Bashkimit të Operatorëve Ekonomik (BOE) të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim apo në kushte të njëjta me OE/BOE e tjerë të skualifikuar… Veprime të cilat kanë çuar në paligjshmëri të fondeve të prokuruar me efekt negativ në buxhetin e bashkisë për vlerën 41,773,524 lekë.
Raporti i KLSH ndaj Leonidha Hristo vijon se: Secili vendim i KVO për të shpallur fitues OE apo BOE nuk është i drejtë dhe OE/BOE duhej të ishte s’kualifikuar dhe Titullari i AK… Duhet të kishte anuluar secilën procedurë për të rishpallur një procedurë të re prokurimi, veprime me pasojë shkelje të barazisë në tendera. Veprime në kundërshtim e mospërputhjemenenin 1, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, nenin 2, 24, 33, nenin 46/1 1; nenin 53/3, 5, të ligjit nr. 9643 “Për prokurimin publik”, datë 20.11.2006, i ndryshuar, nenin 36 “Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, nenin 56, 61 dhe 77të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar me VKM nr. 797, datë 29.12.2017. KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkisë Finiq masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet… Kryesisht në fushën e tatim taksave, të ardhura të munguara në vlerën 55,334 mijëlekë.

Dosja e Leonidha Hristos përcillet në SPAK

Për këto shkelje dhe të tjera, KLSH ka kryer pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 1048/15 … Datë 11.05.2020 kallëzim penal ndaj Leonidha Hristo me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor… F.P. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Finiq, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) … Kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit (NJHDT)… Dhe L.K. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit Juridik, në cilësinë e Kryetarit dhe anëtarit të NJHDT, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike”… “Falsifikim i dokumenteve”dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, parashikuar nga nenet 258, 186 dhe 192/b, të Kodit Penal.
Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

PD ngre alarmin: Në Butrint po zhduket midhja! Apeli ndaj ministres Anila Denaj dhe bashkisë Sarandë
Projektligji për administratorët e pallateve: Nëse nuk e zgjedhin banorët, e cakton bashkia
Banorët e rrugës së 5-të kërkojnë largimin e kabinës elektrike nga trotuari
Banorët të paguajnë tarifa për administrimin e pallateve, gjoba 30% në muaj për vonesat
Kumbaro sqaron si do të funksionojnë plazhet gjatë vitit 2025 – VIDEO
Kumbaro: Në 2025 do kemi Prioritet plazhet publike, bashkitë të menaxhojnë hapësirat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.