Mbresat nga pushimet, Koka: Biçim kryebashkiaku i Sarandës nuk vlen as për drejtor varrezash

24/08/2016:12

Shperndaje:


Gazetari Bledian Koka ka qenë këto ditë me pushime në Sarandë dhe pas largimit ka publikuar në faqen e tij në facebook mbresat nga pushimet. Duke folur për problematikat e vërejtura, Bledian Koka shprehet se “Sigurisht ne krye te puneve qe s’behen qendron gjithmone nje bicim kryebashkiaku nga ata te 30 Qershorit qe menaxhon nje nga qytetet me te rendesishme turistike te vendit, por nuk vlen as per drejtor varrezash komunaleje”

STATUSI I PLOTË:

Pushimet me sarandiote si Astriti dhe Iliri
Pandemia me beri te ndalem kete vit ne Shqiperi pasi kam vite qe nuk jam aq i pasur sa ti kaloj ato ne vendin tim. Me ftese te mikut tim Kreshnikut, udhetova drejt Sarandes per 5 dite. Frymen e mbajta tek hoteli i Astritit (Mediterrane) ne hyrje te Sarandes. Nje ndertese 5 kateshe e ngritur tulle me tulle e piken e djerses se ballit nga nje ish oficer policie me vizionin e padiskutueshem te nje biznesmeni qe me shume se parate i vlen nderi. Nje njeri qe sebashku me familjen jane njekohesisht ne biznesin e tyre edhe stafi edhe pronari, edhe mikepritesi edhe zemra e bardhe (Arsi, mos kujto se e harrova gatimin tend). 5 ditet e akomodimit tek Astriti nuk jane qendrimi ne nje hotel te zgjedhur per pushimet, jane me shume se aq, jane ndjesia se ti je ne shtepine tende te cilen padiskutim qe ia vlen barra qirane per te cilen paguan. Saranda eshte nje qytet qe ta perkdhel sedren, po te mos ishte per Rilindjen qe prej nje viti ia ka vene mirfilli kazmen medemkun e “rilindjes urbane” shetitores se qytetit qe eshte nen rikonstruksion. Jo se nuk kishte nevoje per tu ndryshuar, por dreqi ta haje 1 vit e kusur “torka e Penelopes” nuk mbaron me dy eksavatore qe me shume ndosin detin sesa bejne ndonje pune. Sigurisht ne krye te puneve qe sbehen qendron gjithemone nje bicim kryebashkiaku nga ata te 30 Qershorit qe menaxhon nje nga qytetet me te rendesishme turistike te vendit, por nuk vlen as per drejtor varrezash komunaleje. Fjala vjen nje nga problematikat e pazgjidhura eshte nevoja e parkimit te varkave dhe anijeve qe ofrojne xhiro turistike si atraksion per turisitet. Iliri eshte pronari i nje prej ketyre anijeve, asaj me te madhes e me te bukures qe nga dashuria per qytetin e ka quajtur me emrin e vjeter te vendlindjes se tij, Onezmus 1. Ilir (djaloshi ne foto qe drejton gomonen) te ngjan nga tipologjoia me nje figure mitike qe porsa ka ardhur nga Butrinti i lashte e qe ne betejat e perditshme can detin per kenaqesine e turisteve qe duan te shijojne Krorezin, Bunecin, Kakomene, e dhjetra bukuri te Sarandea buze Jonit. Nje burre zamani qe turizmin me shume se nevoje per familjen e tij e trajton si nje sherbim per nderin qe qyteti meriton. Ne analize fundore, Saranda ishte vendi per tu vizituar sa per bukurite e mundesite qe te ofron aq sa dhe per njerezit qe e perfaqesojne. Astriti dhe Iliri ishin pushimet e mia 5 ditore per te cilat kisha nevoje dhe ata me bujarine e tyre te pakufishme mi mundesuan permes njerezillekut qe e gjeta tek dy sarandiote si ata. Faleminderit cuna😇😇😇
p.s…ndersa Kreshniku ishte palestra ime e perditshme ne ping-pong🤣🤣🤣


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.