Marramendëse abuzimet në rrugën Dërmish-Dhivër-Cerkovicë

14/11/1817:59

Shperndaje:


 

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit në Bashkinë Finiq ka konstatuar abuzime marramendëse në tenderin e rrugës Dërmish – Dhivër – Cerkovicë.
Pavarësisht se kjo rrugë, sic mban edhe emrin, ishte parashikuar të ndërtohej në 12 km, me fondin e saj u bë vetëm 2.6 km rrugë dhe ajo që bën më shumë përshtypje është se megjithëse rruga është me 2 korsi, gjerësia e saj mjafton për parakalimin e vetëm 2 bicikletave ose në rastim më të mirë të 2 gomerëve.
KLSH gjatë auditimit ka konstatuar se “Në tenderin me objekt “Rehabilitimi i rrugës Dermish-Dhiver-Cerkovice” e hapur, me fond limit 82,916,667 lekë” zhvilluar në vitin 2016, u konstatua se:
Njësia e Prokurimit, nuk ka dokumentacion për përllogaritjen e fondit limit nenin pikat 1 dhe 2 të VKM 914.

Gjithashtu ka vepruar në kundërshtim me nenin 46, pika 1 dhe 3, të LPP dhe me VKM 914, Neni 61 pika 2 paragrafi 2, pasi kriteret e përdorura nuk janë të lidhura ngushtë me objektin e kontratës, pasi janë kërkuar kategoritë e licencës nuk kanë lidhje me objektin e kontratës objekt prokurimi pasi në preventivin e miratuar nuk ka asnjë zë apo volum pune ku të përfshijë punime që parashikojnë këto kategori punimesh në kundërshtim me VKM nr.42, datë 16.01.2008,është kërkuar numri i fuqisë punëtore mesatarisht 140 punonjës, është kërkuar në mënyrë të pargumentuar një numër i madh makinerish dhe inxhinierësh, ku ndër të tjera edhe mjeku i shoqërisë si staf drejtues teknik, në kundërshti me nenin 1 dhe 2 të LPP.
KVO: u konstatua se tenderi duhej të ishte anuluar dhe të ishte zhvilluar procedurë e re pasi asnjë nga OE ekonomik nuk ka plotësuar kriteret e kualifikimit, çka nuk ka ndodhur, për arsye se ka kualifikuar dhe shpallur padrejtësisht fitues OE “A…” shpk, në kundërshtim me kërkesat e nenin 46 dhe 53 pika 3, të LPP, duke shkaktuar mos përdorim me efektivitet, efiçencë dhe efikasitet në vlerën 10,390,044 lekë të reja ose afërsisht 80.000 euro.
Pra Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë Finiq ka përdorur kritere ekstraligjore për të eleminuar nga gara operatorët konkurues dhe favorizuar firmën fituese, e cila kishte ofertë afërsisht 99% të vlerës së fondit limit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.