Mark Zuckerberg: Nga sot Facebook ndryshon emrin

28/10/2119:27

Shperndaje:

Facebook ka njoftuar se emri i ri i platformës do të jetë Meta. Ndryshimi nuk do të aplikohet në platformat individuale sikurse Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por vetëm në kompaninë amë që i ka në pronësi.

Kompania, e cila bërë të ditur këtë ndryshim përmes një konference, ka thënë se emri i ri përshtatet më shumë me atë që bën tani.

Ajo ka bërë të ditura edhe planet për metaverse – një botë online në të cilën njerëzit do të mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një ambient virtual, kryesisht përmes përdorimit të disa kufijeve të veçanta. Themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka thënë se “meta” është fjalë greke që do të thotë “përtej”.

“Për mua kjo gjë simbolizon se ka gjithmonë diçka më shumë për të ndërtuar dhe ky është një kapitull i ri”, ka thënë Zuckerberg.

Ndryshimi i emrit vjen pas një morie rrëfimesh negative për Facebook-un, të bazuara në dokumentet që janë publikuar nga një ish-punëtore. Frances Haugen, e cila ka punuar më parë për kompaninë, e ka fajësuar atë se ka prioritet përfitimin përpara sigurisë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon
Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”
ASHK: Tani mund të kontrolloni të dhënat e pronës tuaj edhe nga telefoni – DETAJET
Euro bie, ushqimet më shtrenjtë se në Greqi, qytetarët detyrohen të blejnë në Janinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.