Mandarina e Konispolit po konkurron shtetet fqinje si Italia dhe Greqia

14/11/219:15

Shperndaje:

Mandarina e Konispolit po konkurron shtetet fqinje si Italia dhe Greqia, një pjesë e mirë e prodhimit shkon për eksport, ku dominon Kosova. Tregtarët tregojnë arsyet se pse furnizohen në jug të Shqipërisë, por fermerët i druhen rënies së çmimit.

Sezoni i vjeljes së mandarinave sapo ka nisur në plantacionet e Konispolit, ku të gjithë fermerët janë të angazhuar për të mbledhur prodhimin që duket se është i mbarë. Përpos tregut vendas, mandarinat e Konispolit kanë kapur edhe tregun e Kosovës.

Tregtari i shumicës nga Prishtina, Shefik Latifi shprehet se mandarina e Konispolit është më e mirë se ato të Italisë dhe Greqisë. Aktualisht fermerët i shesin mandarinat me 50 lek/ kg me shumicë, por i druhen rënies së çmimin deri në fund të muajit kur shënohet kulmi i sezonit.

Ata kërkojnë subvencione për pesticidet dhe plehrat kimike si dhe përcaktimin e çmimit dysheme nga shteti.

Në zonën e Konispolit rreth 90% e banorëve merren me kultivimin e mandarinave dhe prodhimi i këtij viti pritet të shkojë në 50 mijë ton.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Reagon ministrja: lajmet për monopatinat janë të pavërteta, nuk kemi marrë vendim akoma
ADELE Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
Shëndetësia me lekë “nga xhepi”: Saranda dhe Delvina mes mungesës së mjekëve dhe spitaleve funksionale
Kontratat e energjisë, nis aksioni për kapjen e bizneseve që paguajnë si familjarë
Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori
Ardit Bido në Parlament: Tatzati, Varfaj, Vërva, Dishati, Lefterohori e Kakodhiqi duhet të lidhen me rrugë për banorët & turizmin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.