MANASTIRI I KREMESOVES, PIQERAS – VIDEO

01/12/2217:39

Shperndaje:

MANASTIRI I KREMESOVES, PIQERAS

 

Manastiri i Kremesoves (Shën Mëria e Kremesovës) është Monument Kulture dhe ndodhet në kodrën përmbi fshatin Piqeras, ku dominon vështrimin nga ishujt e Korfuzit, Kodrat e Kakomesë e malit të Shëndëlliut deri në majën e Llogarasë me gjithë hapësirën ujore të detit Jon që përfshihet në këtë hapësirë.

 
https://youtu.be/6b18w9iS3Qs
 

Manastiri i Kremesoves duket si një kullë vrojtuese përmbi fshat e më tej.

 

Manastiri i Kremesoves mendohet se është ndërtuar në vitin 1672.

 

Ky material u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë se Britanise se Madhe

 

FSHATI PIQERAS – PIQERASI

 

Fshati Piqeras, Piqerasi, shtrihet në një kodrinë të gjelbëruar, midis detit e malit.  Piqerasi është shumë i bukur, me shtëpi të bardha, dykatëshe prej guri, me çati të kuqe. Me dritaret që vështrojnë nga deti, rrethuar me oborre e plantacione të pafundme ullinjsh e agrumesh. Brezaret zbresin valë-valë deri në rërën e detit, ku fshihen plazhet e virgjëra të këtij relievi të pazakontë, e bëjnë këtë fshat shumë atraktiv.

 

Ndodhet vetëm 28 km nga Saranda, midis Lukovës dhe Borshit dhe pranë plazheve të Bunecit, Lukovës dhe Borshit.

 

Bajroni  e shumë udhëtarë e vizitorë të huaj që “shkelën“ në Piqeras mbeten të mahnitur nga bukuritë e këtij fshati shekullor. Dikur fshati Piqeras, Piqerasi kishte 1200 banorë, ndërsa sot numëron afërsisht 50 të moshuar. Portat e shtëpive në Piqeras në rrugicat me trëndafila janë të mbyllura për shkak të emigrimit që e ka prekur shumë Shqipërinë.

 

Piqerasi ka qenë fshati më me kulturë i bregdetit, me njerëz të urtë e të mirë. Ata që jetojnë sot në Piqeras, ditën e kalojnë mes kujdesit për trëndafilat dhe të mbjellave të stinës. Në kodrën mbi Piqeras ndodhet Manastiri i Kremensovës.

 

Mes malit dhe detit, Piqerasi pret dhe percjell turistë e vizitor nga e gjithë bota.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama kritika ndaj Ardit Bido: Nuk arrite pritshmëritë, ti duhet të mësosh nga Damiani
KOKO Hotel & Fast Food në Ksamil kërkon staf për sezonin 2016 – Ofrohet akomodim
Parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme dhe celulari në timon nuk do të tolerohen nga Policia 
Rregullat e reja: privatët këtë vit do mund të shfrytëzojnë edhe 80% të plazheve publike
Këtë verë banorët do mund të flenë 1 orë më shumë, muzika ndalon në orën 23:00
Spiropali përplaset me ministren nga Shalësi i Sarandës, Rama: Mos më detyro të të nxjerr jashtë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.