Lulzim Basha dështon për herë të dytë në Sarandë, por këtë herë…


Turi i fundjavës në jugun e vendit shënoi dështimin e dytë për Lulzim Bashën në Sarandë. Takimi i prillit do të mbahet mend në Sarandë si takimi i shkeljes së barit, ndërsa takimi i fundit është për t`u harruar. Dhe në të vërtetë Basha e hodhi në harresë takimin e fundjavës në Sarandë, duke mos postuar as në facebookun e tij asgjë nga ky takim.
Dhe realisht ishte takim për t`u harruar, pasi përveç militantëve të Partisë Demokratike, në takim nuk doli asnjë qytetar, asnjë tregtar, asnjë hallexhi nga ata që preferon Basha të takojë gjatë tureve të tij. Dhe kjo për faktin e vetëm se qytetarët e kanë humbur besimin te Partia Demokratike. Hallexhinjtë u lanë në hallin e tyre dhe në mëshirën e kamzhikut të kësaj qeverie gjatë epokës së bëries shtet. Sepse kamzhiku i të bërit shtet binte vetëm në kurrizin e qytetarëve pa përkrahje, pa pyetur se cilën parti kishin votuar apo çfarë tesere kishin. Dhe opozita gjatë këtyre 3 vjetëve ka bërë sehir. Aq më keq akoma, sepse drejtuesit e Partisë Demokratike në Sarandë, jo vetëm që nuk iu gjendën pranë këtyre qytetarëve në hallin që i zuri me këtë qeveri, por ata shpreheshin se “mirë e pësojnë delet, vetë e votuan”. Ata kishin të drejtë, sepse te bizneset e tyre nuk afrohej shteti. Dhe për t`iu thënë militantëve dhe qytetareve se po bëjmë opozitë, postonin në facebook foto nga takimet me miqtë e tyre nëpër tavolina mbushur me red bull dhe gota me uiski.
Takimi i Partisë Demokratike në Sarandë u braktis nga qytetarët sepse, sepse, siç thotë populli, ç`farë të mbjellësh, atë do të korrësh. PD e Sarandës mbolli gjatë 3 vjetëve të opozitës farën e indiferencës ndaj qytetarëve dhe halleve të tyre. Duket se edhe Lulzim Basha e ka kuptuar këtë.lulzim-basha-sarande

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.