Lista e PD, ja kush zbret në Sarandë për verifikimin e propozimeve të anëtarësisë

21/05/178:49

Shperndaje:


grida-me-bashen-473x416Në procesin e zhvilluar në Degen e PD Sarande per propozimin e kandidaturave per deputete u has nje fenomen, i cili duket se ka ndodhur edhe ne deget e tjera.
Anetaresia e PD nxitej te propozonte emra pa fund me qellim qe kupola drejtuese e saj te dilte e propozuar ne te gjitha grupseksionet.
Por nisur nga kjo, qendra ka derguar ne Sarande Grida Dumen per verifikikin e emrave me integritet qe mund te perfaqesojne PD ne zgjedhjet e 25 qershorit.
Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatet për deputetë. Janë afërsisht 1700 individë janë propozuar nga më shumë se 23 mije qytetare ne aplikacionin on line, në faqen zyrtare të PD dhe afro 1500 propozime kane ardhur nga baza demokrate gjate një procesi që zgjati 3 muaj dhe përfundoi pak para protestës së opozitës me 18 shkurt.
Kryetari i Partise Demokratike ka ngritur nje grup pune i cili prej dje ka nisur punen ne terren ne kontakte me strukturat e PD dhe me faktoret e komunitetit per te siguruar te dhena sa me objektive rreth kandidateve potenciale te PD. Ky proces synon ne evidentimin e kandidateve me perfaqesues ne baze te integritetit, aftesive dhe reputacionit te tyre ne komunitet.
Burimet nga PD bejne te ditur se anetaret e grupit te punes jane percaktuar jashte konfliktit te interesit, dhe se ne rast kandidimi, asnjeri prej tyre nuk do te garoje ne qarkun ku jane angazhuar keto dite ne kete proces.
Behet e ditur se perberja dhe ndarja e grupit te punes eshte si vijon: Shkoder-Edi Paloka, Lezhe-Arben Ristani, Kukes-Dhurata Cupi, Diber-Ervin Salianji, Durres-Florjon Mima, Elbasan-Albana Vokshi, Fier-Flamur Noka, Berat-Tritan Shehu, Korce-Edmond Spaho, Vlore-Grida Duma, Gjirokaster-Gent Strazimiri, Tirane-Aldo Bumci.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tom Doshi nga Saranda: PSD e vetmja parti që ka program social – VIDEO
Kep Merli Resort & Residences kerkon te punesoje nje Magazinier/e
Sarandë – 3 ditë pa ujë në “Lugu i Dardhës”: Banorët kërkojnë ndihmë urgjente
Damian Gjiknuri takon banorët e Rusanit: Mos e çoni votën dëm për parti të tjera! Votoni numrin 5
Damian Gjiknuri në Sarandë: Angazhim për zgjidhjen e problematikave dhe përfundimin e Bypass-it
Vikingen Boat Tours kërkon të punësojë 2 agjentë/e biletash për sezonin turistik

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.