Liroi mësuesin e akuzuar për pedofili, gjyqtarja presion gazetarit

Një gjyqtare në Gjirokastër ka shënuar rekordin e radhës të absurditeteve prodhuar nga njerëzit e drejtësisë shqiptare. Gjyqtarja Mirela Kore ka shqyrtuar sot në gjykatën e Gjirokastrës masën e sigurisë të një 63 vjetari mësues i ndaluar për ngacmimin seksual të një të miture 11 vjeçare.
Gjyqtarja e ka dhënë masën e detyrimit të paraqitjes. Sikurse të gjitha proceset gjyqësore në këtë gjykatë edhe ky i sotmi është pasqyruar nga korrespondenti Report TV në Gjirokastër Piro Nase.
Por gjyqtarja Mirela Kore pas raportimit ka telefonuar gazetarin duke i kërkuar llogari përse i ka përmendur emrin në raportim dhe se ajo ishte duke gjykuar në rast shumë delikat dhe duke i kerkuar te pergenjeshtroje theniet e tij, duke i bere presion se do te ndermarr veprime, por pa specifikuar se per cfare veprimesh e kishte fjalen.
Është tërësisht e pakuptimtë dhe a pabazuar në asnjë ligj të republikës së Shqipërisë ndalimi publikimit të emrave të gjyqtarëve prandaj edhe kërkesa e gjyqtares Kore është e absurde.
Si një shërbëtore e ligjit gjyqtarja Kore nëse ka zbaruar ligjin edhe në këtë gjykim të sotëm, nuk ka përse të ketë frikë apo turp ti përmendet emri.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë
Elisa Spiropali letër Skënderbeut: Përgjigjja që presin prej teje nuk është një tjetër fjalim, por një vendim
Lexoni më shumë
Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Lexoni më shumë
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Roje‐Mirëmbajtës dhe Sanitare
Lexoni më shumë
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.