Limos Dizdari në gjendje të rëndë, Spartak Braho: Braktisja nga shteti turp dhe kriminale

10/05/2213:49

Shperndaje:

Kompozitori i njohur shqiptar Limos Dizdari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton me vdekjen. Report Tv kontaktoi bashkëshorten e kompozitorit, Adriana Dizdari, e cila pohoi se është i shtruar në spitalin e ‘Shefqet Ndroqi’, në Tiranë, pasi është sëmurë me mushkuritë.

Në lidhje me sëmundjen e artistit kanë reaguar edhe miqtë e të afërmit e tij në rrjetet sociale. Artisti Josif Papagjoni në një postim të gjatë ku tregon shumë për mikun e tij që tashmë ndodhet në luftë me vdekjen, duke zbuluar edh pse kompozitori nuk shkruante më këngë.

Ndërkohë edhe ish-deputeti Spartak Braho iu është bashkuar reagimeve pas lajmit se kompozitori i njohur po lufton me vdekjen në spital.  Braho e ka cilësuar turp dhe kriminale braktisjen që qeveria sipas tij i ka bërë kësaj figure të njohur.

Sakaq, drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës Edmond Panariti do të zhvilloje një vizitë më mesditë në Sanatorium.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

30 minuta ndjekje në Ksamil, “i kërkuari” arrestohet pas përplasjes me automjetet e policisë
Utopia Beach Bar Ksamil kërkon Kamarier/e, Barman, Nd. Kuzhinier dhe Sanitare. Ofrohet akomodim
Shqipëria pa gardhe – të dielën në orën 12 zhvillohet protesta në Kakome
Vila Green Garden në Sarandë kërkon Sanitare
Hotel Apollon në Sarandë kërkon të punësojë Banakier/e për beach bar
Policia: Sot kemi shpëtuar nga mbytja 2 pushues nga Ukraina – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.