30 minuta ndjekje në Ksamil, “i kërkuari” arrestohet pas përplasjes me automjetet e policisë

30 minuta ndjekje në Ksamil, “i kërkuari” arrestohet pas përplasjes me automjetet e policisë.
Një operacion i përbashkët i forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë ka çuar në arrestimin e 34-vjeçarit nga Elbasani, Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur ndryshe si “Vis Korçari”.

 

Sipas burimeve, efektivët e policisë kishin kohë që e ndiqnin dhe e kanë lokalizuar gjatë ditës së djeshme në Ksamil. Rreth orës 22:30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, ku kanë marrë pjesë edhe agjentë civilë të sektorit të Krimeve në Sarandë.

 

Mësohet se sapo ka konstatuar praninë e policisë, Çaushllari ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Gjatë largimit ai ka përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka mundur të çajë rrethimin fillestar.

 

Menjëherë pas ngjarjes është organizuar ndjekja, ndërsa nga Saranda janë angazhuar edhe forca të FNSH-së. Pas rreth 30 minutash kërkime, 34-vjeçari është lokalizuar nga agjentët e Krimeve pranë një biznesi privat në aksin rrugor Ksamil–Butrint, ku edhe është vënë në pranga.

 

Policia ka sekuestruar gjithashtu automjetin me të cilin lëvizte, i cili rezulton i regjistruar në emër të vëllait të tij.

 

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e ndalimit të Elvis Çaushllarit, por burime jozyrtare bëjnë me dije se ai mund të kërkohej për ekzekutimin e një vendimi të dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

 

Elvis Çaushllari është një emër i njohur për drejtësinë, i përfolur për përfshirje në përplasjet e grupeve kriminale në Elbasan. Ai u arrestua në vitin 2022 nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa u lirua rreth një vit më vonë.

 

Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar për detajet e plota të operacionit dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.