Letra: Profesor ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke edhe armiq që duan t’ju helmojnë

17/12/2016:54

Shperndaje:


Kompozitori i njohur Limos Dizdari është kërcënuar sërish përmes një letre. Ai u shpreh se letra i është hedhur brenda ambienteve të banimit një letër, ku dikush e paralajmëron se duan që ta helmojnë.
Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se ka shkuar në Polici për të denoncuar rastin e dytë të kërcënimit dhe gjithçka ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe organeve kompetente.
“Kërcënimi këtu ishte shumë i sofistikuar. Hodhën një zarf me një letër brenda ku më qanin hallin se “duan të të helmojnë” dhe kërkonin ndjesë se nuk mund të identifikoheshin. Por një herë tjetër do identifikohen. Pse ndodh kjo? Cili është gabimi që kam bërë? Që erdha…? Kur i bija unë pianos, pushonin zogjtë.

Ndërsa në letrën që i është hedhur në shtëpi shkruhet: Me të vërtetë që ju duam dhe nuk ju bëjmë keq. E theksoj se jam i infromuar mirë. Bëni kujdes se më pas nuk ka kuptim. Kam shpresë se për ca kohë do të të takoj nga afër. I nderruar profesor Limosi të lutëm bëj kujdes nga punonjësit. Profesor ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke edhe armiq që duan t’ju helmojnë…

VIDEO

https://youtu.be/uDJJGCFawT0


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.