Ky është një banner reklamues për orange club Sarandë

Lehtësimi i masave, Rama: Nga 10 qershori hapen plazhet


Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar masat e reja që do të ndiqen pas 1 qershorit. Gjatë një deklarate live në Facebook, Rama bëri të ditur se këtë javë masat do të vijojnë siç janë, ku qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve do të vijojë nga ora 05:00 deri në orën 21:00 në zonat e kuqe, ndërsa në zonat e gjelbra nuk ka më asnjë lloj kufizimi orari.

“Shumë komentuar nga padituria shajnë e mallkojnë për fashën e orarit. E gjithë dinamika e kësaj lufte që do të njëjtë gjithnjë e më shumë betejë me veten në radhë të parë varet nga niveli i ekspozimit të popullatës ndaj virusit. Faza dy nisi me lehtësi me zona dhe fasha të ndryshme dhe nuk është më e  vështirë për t’u kuptuar se dita e shtunë dhe  diel ka një rrezik më të madh ekspozimi, pasi ka dyndje të makinave dhe qytetarëve. Jua kam thënë që ditën e parë se çfarë lufte nervash dhe prove ekstreme durimi do të ishte e tërë kjo dreq historie. Nëse dikush bën të zgjuarin se kjo i duket e kot dhe nuk numëruam mirë me qindra të vdekur, e vërteta është se pikërisht pse bëmë atë që bëmë nuk patëm vuajtje të tmerrshme. Mos me tregoni Suedinë dhe mos i quani komplote të mia këto masa. Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot në fazën dy. Shkoni në Greqi, Itali dhe do e shihni do lëvizni nga veriu në jug sipas qejfit, apo do të ikni dot në plazh. Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirë menduar. jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por duhet të marrim dhe miratimin  e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjetër. Shengeni deri më 15 qershor që është i mbyllur dhe fluturimet po ashtu. Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë pse i kishte ngritur policia nga plazhi në Dhërmi. Askush në botë nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve dhe parimin e ‘rërës së xanum’ do i ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Nëse në do i hapim nga 1 qershori vetëm për hotele dhe pas 10 qershorit për të gjithë nga të gjithë” tha Rama.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Ksamil, hidhet eksploziv në oborrin e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Ksamil, hidhet eksploziv në oborrin e një banese

29 Nëntor 2026 09:06
Butrinti luan nesër në Sarandë ndaj Këlcyrës, Delvina pushim

Butrinti luan nesër në Sarandë ndaj Këlcyrës, Delvina pushim

28 Nëntor 2026 19:19
Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

28 Nëntor 2026 12:56
Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

28 Nëntor 2026 10:45
Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

27 Nëntor 2026 20:54
Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

27 Nëntor 2026 19:14
Banneri që tregon ku duhet klikuar për të parë Saranda web tv Banner reklamues