Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë së minoritet grek MEGA

23/11/2422:22

Shperndaje:

Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë së minoritet grek MEGA

 

Lefter Nika, ortopedi i njohur i Sarandës, është zgjedhur kryetar i Partisë MEGA, një forcë politike që përfaqëson interesat e minoritetit grek në Shqipëri. Në garë për këtë post ishin gjithashtu Stefan Moraiti dhe Ziso Llutsi, por Nika arriti të sigurojë mbështetjen e shumicës së anëtarëve të partisë.

 

Në një intervistë për Saranda Web, Lefter Nika ka shprehur qëllimin e tij për ta çuar Partinë MEGA drejt një drejtimi të ri, duke forcuar përfaqësimin e komunitetit të minoritetit grek dhe duke u fokusuar në përmirësimin e politikave që ndikojnë drejtpërdrejt zonat e banuara nga minoriteti grek. Në fjalën e tij, Nika nënvizoi rëndësinë e një lidershipi të hapur dhe të përgjegjshëm për të adresuar sfidat e këtij komuniteti.

 

 

 

Zgjedhjet u zhvilluan në disa qendra, përfshirë Tiranën, Sarandën, Athinën dhe Finiqin, Dropullin dhe Mursinë, duke reflektuar angazhimin e gjerë të anëtarësisë së Partisë MEGA. Me këtë fitore,  mjeku Lefter Nika merr drejtimin e një partie që synon të rrisë ndikimin e minoritetit grek në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë.

Në zgjedhjet e zhvilluara sot në disa qendra votimi në Shqipëri dhe Greqi, Lefter Nika është zgjedhur kryetar i ri i partisë MEGA, duke fituar 1022 vota nga 2176 pjesëmarrës. Kandidatët e tjerë, Ziso Lluci dhe Stefano Moraiti, siguruan përkatësisht 820 dhe 324 vota.

Zgjedhjet u organizuan në Sarandë, Tiranë, Athinë, Delvinë, Finiq, Dropull, Livadhja, Aliko, Mesopotam, Dhivër dhe Mursi, duke reflektuar një angazhim të gjerë të komunitetit të minoritetit grek.

 

Rikthimi i vëmendjes te të drejtat dhe zhvillimi i zonave të banuara nga minoriteti grek pritet të jenë prioritetet kryesore të kryetarit të ri të MEGA-s.

 

 

 

MEGA që nga themelimi i saj në vitin 2011 është drejtuar nga Kristo Kiço, aktualisht prefekt i Vlorës. Nën udhëheqjen e Kiços, partia është angazhuar për forcimin e përfaqësimit të këtij komuniteti dhe ka kërkuar gjithashtu mbështetje për zhvillimin e zonave të minoritetit grek në Shqipëri. 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

4 premtime të pambajtura, qytetarët të përjashtuar nga vendimmarrja për projektet në Sarandë
Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.