LAJMI i FUNDIT: Matilda Qurku, sekretarja e Degës së PD Sarandë shkarkohet nga Gaz Bardhi

20/11/2117:29

Shperndaje:

LAJMI i FUNDIT: Matilda Qurku, sekretarja e Degës së PD Sarandë shkarkohet nga Gaz Bardhi

Mbledhja e thirrur nga i emëruari i Bashës si kryetar në Degën e PD Sarandë… Pavarësisht se nuk ka patur pjesëmarrjen e domosdoshme për zhvillimin e saj… Ka njoftuar edhe urdhërin e Gazmend Bardhit për përjashtimin e Matilda Qurkut nga pozicioni i sekretares së Degës.

Lajmin e shkarkimit nga detyra e bën vetë me dije Matilda Qurku në një postim në rrjetet sociale… Matilda Qurku shpjegon se ka munguar në këtë mbledhje për arsye familjare.

Gjithashtu ajo del kundër Bashës dhe Gazment Bardhit, duke i quajtur “pengmarrësit e vulës dhe selisë qëndrore”.

Dega e Sarandës sot ka patur një mbledhje Kryesie me rendin e njoftuar më poshtë (fotua bashkë ngjitur)
Në këtë mbledhje unë nuk pata mundësi të marr pjesë për arsye familjare por sapo më njofton një antarë Kryesie prezent në mbledhje që qenkam shkarkuar dhe paskan bërë edhe propozime për zëvendësimin e pozicionit tim ..

Zyrtarisht nuk kam asnjë njoftim nga pengmarrësit e vulës dhe selisë qëndrore,por asnjë problem..
Ndihem e nderuar që më kanë shkarkuar pasi zgjodha të jem në krah të demokratëve dhe jo servile…

Shihemi në datën 11 Dhjetor në Kuvendin e Demokratëve✌ – shkruan Matilda Qurku. SARANDA WEB


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Taverna Avlia në Sarandë kërkon Kuzhinier/e dhe Ndihmës kuzhiniere
Fast Food SHEJNI në Sarandë kërkon Mjeshtër për fast food. Ofrohet akomodim
Qytetari denoncon kushtet te stacioni i autobusave te “9 Tetori”: Presin në diell dhe në shi
Gastro House Pizza në Sarandë – Porosit në Digital City ose Wolt
Policia publikon suksesin: Ka arrestuar 2 persona në Qafë Botë, u kapën me një boçe
Për vete nuk kursehen: 1,300 euro një karrige deputeti, 400,000 euro për udhëtime dhe 250,000 për karburant

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.