PD Dega Sarande: Pakica e bravës do të mbajë peng PD, nesër shpallim kandidaturat për kryetar dege

PD Dega Sarande: Pakica e bravës do të mbajë peng PD, nesër shpallim kandidaturat për kryetar dege.

Partia Demokratike Sarandë nëpërmjet një deklarate ka denoncuar përpjektet e pakicës që mbajti peng dhe të mbyllur selinë për 135 ditë, për të sabotuar procesin e bashkimit dhe ringritjes së strukturave të PD Dega Sarande.

DEKLARATA:

Një përgjigje e detyruar për ‘pakicën’ që do të mbajë peng PD… E cila kërkon të hedhi poshtë punën e bërë nga strukturat e PD Dega Sarande.

Procesi i bërë gjatë këtyre muajve në degën e Sarandës… Jo vetëm ka qënë korrekt por edhe transparent..

Zgjedhjet e zhvilluara nëpër seksione kanë qënë dhe janë legjitime ku në krye të çdo seksioni janë zgjedhur demokratë e demokrate me kontribute dhe që shumica prej tyre kanë drejtuar jo vetëm zonën por edhe grupet e punës gjatë fushatave të PD në vite.

Votim ka patur në të gjitha seksionet ku ka patur kandidatura alternative dhe kandidatët janë zgjedhur me shumicë votash,me parimin një antarë një votë.

Janë bërë të gjitha njoftimet sipas listës emërore që zotëron dega për të gjithë antarët të cilët kanë patur një numër telefoni aktiv dhe në rastet kur nuk është plotësuar kuorumi mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër.

Proce verbalet janë plotësuar nga kryetari i grupit të punës për atë grupseksion dhe janë firmosur nga grupi i punës për çdo grupseksion.

80% e Kryesisë së Degës konkrretisht:
(Sekretarja e Degës; 2 Nënkryetarë. Sekretarja e Butimeve Njerëzore ; Sekretarja Ligjore. Kryetarët e Grupseksioneve nr.1-2-3-6-7-10-Xarrë-Markatë-Konispol-Dhivër-Mesopotam. Drejtuesi i Bordit Financiar. Kryetarja e LDG) kanë qënë dhe janë duke drejtuar procesin e riorganziimit.

Kemi qënë për më shumë se 1 javë në përpjekje që pakica e cila do të mbajë peng PD… Dhe disa demokratë te sinqertë të mashtruar prej tyre… Të pranoj vullnetin e shumicës dhe të bashkohet por mesa duket nuk kanë patur qëllim bashkimin… Por vetëm pezullimin e procesit dhe denigrimin e punës së bërë nga demokratë me kontribute të padiskutueshme në degën e Sarandës.

Bashkimi është vlerë por jo kur cënon dhe shkel mbi kontributet dhe punën e demokratëve.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.