LAJM i FUNDIT: Policia arreston autorin e djegies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti

07/06/2211:16

Shperndaje:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.06.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, ku është djegur zyra noteriale e shtetasit Aleko Anagnosti.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Flames”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në zyrën noteriale. 41-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Flames”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

  • Marjo Sinani 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, i dënuar me parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas më datë 06.06.2022, ka vënë zjarr në zyrën noteriale të shtetasit Aleko Anagnosti në qytetin e Sarandës. Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej nga shtetasi Aleko Anagnosti në ambientet e zyrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshëmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Disiplina e ashpër edhe me Delvinën për kore fyese në stadium ndaj zyrtarëve dhe ekipit të Butrintit
Komisioni i Disiplinës vendim të ashpër për Butrintin pas banderolave në ndeshjen me Delvinën
Investim 360 mijë euro për rrugët e brendshme në “Baba Rexhepi” dhe Lagjen nr. 3 në Sarandë
Investim 500 mijë euro për rikualifikimin e rrugëve dhe shesheve në Gjashtë dhe Metoq
Vila PAJA në Ksamil kërkon Sanitare – Ofrohet Akomodimi dhe Ushqimi
Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u largua me automjet, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.