LAJM I FUNDIT/ Hapet drita jeshile për transportin detar ndërkombëtar

21/06/2015:42

Shperndaje:


Ministria e Infrastrukturës dhe Enrgjisë përmes një deklaratë për mediat ka njoftuar se bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme Detare po punon për të bërë të mundur rifillimin gradual dhe të sigurt të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.
Ndërkohë për fillimin e lundrimeve Sarandë – Korfuz – Sarandë pritet edhe konfirmimi nga pala greke.
Aktualisht nga pala greke lejohet lëvizja vetëm e personeve me dokumenta greke.

Njoftimi:
Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare po punon për të bërë të mundur rifillimin gradual dhe të sigurt të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve.

I gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare.

Duke marrë në konsideratë kërkesat e operatorëve të licensuar në transportin detar të pasagjerëve dhe deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëtimit duke filluar nga 1 Korrik 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.

Në këtë situatë të re, përgjegjësia do të jetë shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Partizani B – Butrinti / LIVE në Saranda Web sot në ora 14:30
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Propozimi i Ardit Bido miratohet në Buxhetin 2026 – më shumë fonde për Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin
Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.