Kumbaro: Në Portin e Sarandës në Janar – Gusht 2022 kanë hyrë 250 mijë vizitorë
“Mbi 250 mijë vizitorë kanë hyrë në portin e Sarandës për periudhën Janar-Gusht 2022. Vetëm në muajin shtator janë trajtuar në këtë port 32,136 vizitorë, krahasuar me 7,636 të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.”
Shifrat i ka paraqitur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, gjatë interpelancës në Parlament për sezonin turistik në Sarandë kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. Kumbaro foli po ashtu për flukset e turistëve, dhe rritjen e ndjeshme të vizitorëve nga Holanda, Spanja, Europa Qendrore etj.
“Nëse për periudhën Maj- Qershor okupimi i strukturave akomoduese arriti mbi 60 % të kapaciteteve të tyre, në periudhën Korrik- Gusht këto njësi ishin të zëna në masën 100 %. Vlen të theksohet se në Sarandë dhe Ksamil ka rreth 900 njësi akomoduese (Hotele, B&B dhe shtëpi të dyta), ç’ka përkthehet në rreth 25.000 shtretër. Risi ishte ardhja në numër të konsiderueshëm e turistëve spanjollë të cilët në rang vendi kanë 4.5 herë më shumë në numër se sa vitin e kaluar dhe italianë, numri i të cilëve u rrit me 85%. Interesante mbetet për Sarandën dhe shit/blerja e pasurive të patundshme nga blerës të huaj, sidomos nordikë, francezë dhe italianë”, tha Kumbaro.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit shfrytëzoi interpelancën për të dhënë edhe njoftimet për sezonin e ardhshëm turistik, ku rritet sipërfaqja minimale ligjore për plazhet publike në 30%.
“Meqë po flasim për plazhet, dua të ndaj me ju faktin se MTM ka filluar tashmë punën për sezonin veror 2023. Kemi miratuar VKM për rregulloren e stacioneve të plazheve, duke rritur minimumin e detyrueshëm për plazhet publike dhe jemi në përfundim të hartëzimit të stacioneve të plazhit për vitin tjetër. Aplikimet për subjektet e interesuara hapen ne 1 nentor deri ne 30 nentor ! Prandaj na ndihmoni që ky informacion të ndahet sa më shumë që të përgatitemi sa më mirë për vitin tjetër. Gjithashtu në zbatim të VKM se re për stacionet e bregëzimit dhe ankorimit, jemi gati për të shqyrtuar aplikimet për stacionet e ankorimit për mjetet lundruese turistike,duke filluar nga pedalote te motorat e ujit e te skafet e vegjel, për të cilat do te ketë vendqendrime te miratuara dhe me kushte e kritere të larta për sigurinë e pushuesve në det. Janë përcaktuar numrat maksimalë për cdo bashki dhe është ngritur komisioni i vlerësimit të aplikimeve. Në të njëjtën kohë theksoj se tashmë certifikimi i operatorëve turistikë detar është DETYRIM! Nuk do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre subjektet e pacertifikuara për këtë lloj veprimtarie ekonomike”, u shpreh Mirela Kumbaro.
Në fjalën e saj, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit vuri theksin në pastërtinë e sezonit turistik, që në katër bashki procesi u asistua nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit me dyfishim të forcave të pastrimit në vijën bregdetare.
“Ndërkohë një aspekt shumë i rëndësishëm këtë verë ka qenë përpjekja e madhe e bashkisë dhe e Agjencisë Kombetare e Bregdetit për të mbajtur pastër një territor që për 3 muaj u popullua me dhjetëfishin e banorëve që e jetojnë Sarandën gjatë 9 muajve të tjerë. Pa asnjë dyshim Saranda këtë vit ka qenë më e pastër! Për 3 muaj rresht janë pastruar çdo ditë e çdo natë 18.2 km linear vijë bregdetare, ose 9. 536. 800 m2
Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka mbikqyrur sezonin përmes monitorimit të përditshëm të plazheve, 80 inspektime në stacione plazhi, ku janë marrë 27 masa administrative. Janë kryer 41 kontrolleve në struktura akomoduese ne Sarandë, dhe 27 turoperatorë midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Në qytetin e Sarandës kanë qenë plazhet publike model si për nga pastërtia, sinjalistika, shërbimi i vrojtuesve të plazhit , të gjitha të siguruara nga bashkia!”, deklaroi Kumbaro.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
13/10/2213:37
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
13/10/2213:37
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
13/10/2213:37
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
13/10/2213:37
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
13/10/2213:37