Kreu i Operatorëve Turistik: Policia Kufitare s’ka bërë detyrën, korruptohen me 20 mijë lekë! Makinat po parkohen në trotuarë

03/08/2213:14

Shperndaje:

Kreu i Operatorëve Turistik, Vasil Bedinaj ka treguar se ngjarja tragjike që ndodhi një ditë më parë në plazhin e Potamit, është shkak i mosfunksionimit të gjithë zinxhirit të një sërë institucionesh.

Më konkretisht, ai sqaron për Report Tv se çdo sezon ngrihet një grup pune i përbërë nga përfaqësues të drejtuesve lokal, drejtuesve qendror, prefekti, Bashkia, Agjencia e Bregdetit, kapitaneria, Policia Bashkiake, Policia Kufitare dhe Policia e Rendit.

Mirëpo, ku zinxhir ka dështuar, ka deklaruar Bedinaj, sipas së cilit reagimi i tyre ka qenë zero. Ai ngre shqetësimin e korrupsionit nga ana e uniformave të policisë, duke thënë se Policia Kufitare e ka merituar shkarkimin, pasi ka qenë struktura më neglizhente.

“S’po na hiqet nga mendja me atë engjëll që iku. Kemi pasur takime me drejtuesit lokal dhe qendror, prefekti, bashkia, agjencia e bregdetit, policia, kapiteneria, policia e rendit dhe policia bashkiake. Pavarësisht përpjekjeve tona si operator, ka një indiferentizëm të strukturave, Policia Kufitare e  meritonte shkarkimin, se kemi kaq kohë që konstatojmë mjete mbi kapacitetin e duhur, mbetet të paregjistruara dhe reagimi i tyre ka qenë zero, kënaqen me 20 mijë lekë të vjetër, apo duke shitur benzinën e tyre me bidona.

Vjet ka qenë një grup që ka qenë në terren, kishte koordinim të mirë, këtë vit kanë rënë të gjithë përtokë, ne marrim telefon për shkak të muzikës, të makinave që ecin me shpejtësi, se parkojnë dhe në plazh tani, u hipin makinat përsipër, reagimi i Policisë së Shtetit dhe Bashkiake është zero, dje kisha takim me policit dhe vetëm qeshnin, dhe u thashë që po t’i bëj një foto dhe t’ia çoj kryeministrit do shkarkoheni”, tha ai.

Për rrjedhojë, ai thekson se një incident i tillë mund të ishte shmangur.

“Incidenti mund të ishte shmangur, duhet të jetë kordoni i sigurisë. Institucionet ia hedhin topin njëri tjetrit, sot ka qenë një indiferenizëm nga ana e këtyre strukturave, i kam barë 2-3 herë gjithë bashkë për të ushtruar kontrolle”, tha Bedinaj.

Megjithatë, një ngjarje e tillë, për Bedinaj, nuk pritet të ketë ndikime në turizëm.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.