Rexho Plaku rikthehet në Konispol pas 75 vjetësh në bronz

27/08/2011:03

Shperndaje:

Konispol/ Rexho Plaku rikthehet pas 75 vjetësh në bronz.

Vendoset në Konispol, memoriali kushtuar figurës historike dhe patriotike të Rexho Plakut.
Mes të pranishmëve, banorë të Konispolit dhe familjarë, paraditen e së mërkurës në qendër të Konispolit u vendos memoriali kushtuar figurës historike dhe patriotike të Rexho Plakut.
Pas titullit “Mirënjohje e Konispolit” dhënë nga Këshilli i Bashkisë së Konispolit vite më parë me vendosjen ditën e djeshme të memorialit, një tjetër vlerësim iu bë figurës historike dhe patriotike të Rexho Plakut, ku me të drejtë është cilësuar si një nga personalitetet më tragjike të Çamërisë, i dënuar dy here nga regjimi i kohës.
Eventi i përgatitur enkas për këtë rast nisi me Hymnin e Flamurit.
Ky aktivitet që zhvillohet sot e ka zanafillën vet që në vitin 2018, u shpreh drejtuesi i eventit, ndërsa ftoi kryetarin e bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri dhe familjarë për të zbuluar bustin.
Plani nga fjala e Vangjelit dhe nga zbulimi i bustit.

Agimi, i biri i Rexho Plaku, falënderoi për pjesëmarrjen dhe për vlerësimin që iu bë babait të tij.
Ju falënderoj juve, familjen e Rexho Plakut, u shpreh kryebashkiaku Beqiri, që arritëm këtë ditë që bustin e tij e kemi sot këtu.
Kam dëgjuar nga prindët e mi fjalët më të mira për Rexho Plakun. Jam edhe unë djalë i këtij vendi dhe kam respekt për vendin tim. Punova me shumë dëshirë për bustin e Rexho Plakut, u shpreh skulptori Idriz Balani.

Sot ishte një moment shumë prekës. Pashë lotët e Agimit dhe me shumë të drejtë pasi është akuzuar për një babai i cili ishte antifashist dhe me kontribute të jashtëzakonshme, u shpreh mes të tjerave kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu.
Faleminderit që të gjithë bashkë kemi kontribuar dhe jemi këtu sot të mirëpresim Rexho Plakun në bronx. Eshtë vërtet një projekt që ka zënë fill tre vjet më parë në zyrën e kryetarit të bashkisë për t’u finalizuar sot, tha Altin Hoxha, anëtar i autoritetit për informimin e dokumentave të ish sigurimit të shtetit.

Rexhep (Rexho) Plaku, lindur më 1895 në Konispol, me dy dënimi të gjata, është i dyti nga pjesëtarët e komunitetit çam që ka vuajtur më shumë vite burgim nën diktaturën komuniste me 29 vjet, 11 muaj dhe 12 ditë. Ishte kunat i Teme e Taho Sejkos dhe baba i 8 fëmijëve. Figurë e njohur në Konispol në vitet e qëndresës antifashiste.

Ata që e kanë njohur nga afër, flasin për njeri të matur e të përmbajtur, fjala e mençur e të cilit nuk bëhej dysh. Ishte ky autoritet i padiskutueshëm i Rexho Plakut, që mobilizoi e mbajti ekonomikisht, jo vetëm çetën Çamëria, por edhe një masë të gjerë luftëtarësh.

Nёn komandën e Rexho Plakut dhe të Komandantit tё batalionit “Çamёria” Haki Rushitit, u zhvillua lufta kundër gjermanёve nё Konispol, gjatë 55 ditëve (gusht – shtator 1943) një nga betejat më të mëdha të Luftës Antifashiste. Si themelues i çetës Çamëria dhe më vonë i batalionit me të njëjtin emër, ka merita për mobilizimin e popullsisë të rajonit të Konispolit dhe pellgut të Delvinës, në Lëvizjen Antifashiste.

Rexho Plaku u zgjodh në Konferencën e Pezës, ndonëse nuk mori pjesë në të, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Nacionalçlirimtar. Ai gjithashtu ishte anëtar i Shtabit të Zonës së Parë Operative Vlorë – Gjirokastër dhe delegat i Kongresit të Përmetit. Ja vlen të theksojmë, se Rexho Plaku me cilësinë e anëtarit Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Nacionalçlirimtar, kërkoi me këmbëngulje, që aleatët të ndërmjetësonin dhe ndërhynin për mbrojtjen e popullsisë çame nga bandat kriminele të Zervës, por kërkesat e tij ranë të vesh të shurdhër.

Dënohet me vdekje por më pas dënimi i kthehet me 30 vjet burg. Familja e tij nga viti 1961 deri nё vitin 1984 (24 vjet) jetoi nё internim. Sapo u lirua nga burgu, mё 1 Mars 1981, u dёrgua nё breg tё kёnetёs sё Karavastasë tё Lushnjes, nё vendin ku ndodhej e internuar e shoqja Merushe Plaku, i biri Agim Plaku dhe vajzat. Jetoi vetёm 3 muaj pas daljes nga burgu dhe shkoi nё amshim, i ngarkuar me shumё dhimbje e dёshpёrim.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë
Irakli Davella, 46-vjeçari nga Saranda që u ekzekutua sot në Athinë
Banesa e një të moshuare në Sarandë përfshihet nga flakët, nxirret nga fqinjët – VIDEO
Delvina fiton takimin ndaj Turbinës, Butrinti zbret në vendin e katërt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.