Kokëdhima: Berishianët që qeverisin nuk lejojnë socialistët të takohen me mua

19/11/1619:36

Shperndaje:


15095682_650243865147269_6112747092802320992_nMenjëherë pas përfundimit të takimit në Sarandë që çeli turin e takimeve që Kokëdhima do të zhvillojë në gjithë Jugun, Kokëdhima ka denoncuar ashpër përpjekjet për të mos lejuar socialistët të takohen me Kokëdhimën.
“Këto lloj shantazhesh nuk janë pozitive. Ato ushqehen nga mendësi totalitare, antidemokratike, ushqehen nga mendësi berishiane, dhe këto nuk duhet të jenë”, – u shpreh ish-deputeti i Sarandës pas përfundimit të takimit të sotëm. Kujtojmë se takimi i sotëm ishte ideuar si shfaqje ku njerëzit që dilnin në foltore apo flisnin me mikrofon nga salla, tregonin historitë e tyre për mirësitë që u kishte bërë Kokëdhima gjatë epokës kur ishte deputet dhe njeri i gjithëpushtetshëm në Sarandë.
Funksionarët dhe drejtuesit e disa drejtorive në Bashkinë Sarandë dhe institucione të tjera nuk ishin personalisht në takim, por ata kishin dërguar si të deleguar familjarë dhe miq të tyre për të mbushur sallën. Nga ana tjetër, militantë të vjetër të Partisë Socialiste e shikojnë largimin e Kokëdhimës si largimin e të keqes prej Sarandës, pasi sipas tyre, Kokëdhima impononte gjithçka në vendimmarrje, pa pyetur për strukturat dhe emëronte në poste dhe vendoste në punë njerëz që nuk kishin asgjë të përbashkët me PS-në, por që mund të ishin për Kokëdhimën “ushtarë të bindur”.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas datës 20 s’ka analiza: qytetarët detyrohen të paguajnë privat, Ministria e pranon problemin
Bordi i Transparencës: nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri, benzina 175 lekë
Denoncimi: Të hetohet ndërtimi i resortit te Gjiri i Manastirit, u dëmtua trashëgimia kulturore
Joelle Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Ekonomiste
Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhinier/e
“Një pemë për çdo karrige në trotuar” – detyrimi i ri për bizneset, por a mund të zbatohet në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.