Kishte vjedhur 6 lopë në Greqi, arrestohet nga policia


Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë nje 45 vjeçar, banues në fshatin Kotë, Vlorë.
Shërbimet e Policisë Sarandë njoftojnë se kanë bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi në afërsi të fshatin Pandelejmon të Bashkisë Finiq, ku rezultoi se kishte vjedhur 6 bagëti të trasha (lopë), dyshohet në shtetin Grek.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas e ka realizuar vjedhjen në bashkëpunim me persona të tjerë për të cilët policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga nenet 174, 297/25 të Kodit Penal.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Reshjet e shiut rikthehen në Sarandë, ja si parashikohet moti sot dhe nesër
Lexoni më shumë
“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë