Kisha në Krane ngre flamurin grek, shqiptarët e Kosovës vijnë dhe e grisin

29/04/1816:20

Shperndaje:


Rreth 1 jave më parë, kur po festohej festa e Shën Gjergjit në Krane të bashkise Finiq, një flamur grek u pa të valëvitej në kishën e fshatit.
Por anëtarët e një lëvizjeje që synon bashkimin e Shqipërisë, janë nisur që nga Kosova për ta hequr atë, duke përsëritur një gjest të ngjashëm, që ata pretendojnë se e kanë kryer në Himarë dy vite më parë.
Sot rreth orëve të para të mëngjesit, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të njohur ndryshe edhe me shkurtimin LSHB pretendojnë se e kanë hequr flamurin grek nga kisha e Kranes në jug të vendit, duek e grisur.
“Duam t’i bëjmë të ditur, se shqiptari nuk ka vdekur akoma!”, – shprehen ata për Shqiptarja.com.
Është po kjo lëvizje e cila që hoqi flamurin grek nga kalaja e Himarës dy vite më parë.
Të pyetur nga Shqiptarja.com lidhur me këtë ngjarje, aktivistët e LBSH-së u shprehën se “Flamuri po bënte 1 javë që ishte në majë të kishës së Kranës. Askush nga banorët nuk kanë marrë guximin ta heqin flamurin”.
Pjestarët e LSHB-së u nisën, së bashku me kryetarin e tyre nga Kosova dhe pretendojnë se e hoqën flamurin grek të cilin ata e quajnë “leckë”.
Shumica e pjestarëve të kësaj lëvizje janë shqiptarë të Kosovës.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.