Aksident tragjik në Athinë, humbin jetën tre shqiptarë dhe plagosen dy 18-vjeçarë

18/09/2620:25

Shperndaje:

Aksident tragjik në Athinë, humbin jetën tre shqiptarë dhe plagosen dy 18-vjeçarë

Tre shqiptarët që shihni në foto janë viktimat e aksidentit të rëndë të regjistruar gjatë natës në Glyfada të Athinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në bulevardin “Poseidonos”, pranë kryqëzimit me rrugën “Kalypsous”, në drejtim të Athinës. Automjeti, në të cilin udhëtonin pesë persona, doli nga rruga dhe u përplas me forcë me një mur betoni pranë një hoteli.

 

Aksident tragjik në Athinë, humbin jetën tre shqiptarë dhe plagosen dy 18-vjeçarë

 

Përplasja ishte tepër e fortë dhe makina u shkatërrua pothuajse tërësisht. Për nxjerrjen e personave të bllokuar u angazhuan tetë efektivë zjarrfikës, tre automjete dhe pajisje të posaçme shpëtimi.

Pavarësisht ndërhyrjes, tre prej personave që ndodheshin në automjet humbën jetën. Sipas të dhënave të para të autoriteteve greke, dy nga viktimat ishin 23 dhe 26 vjeç, ndërsa identiteti i viktimës së tretë nuk ishte publikuar në raportimet fillestare.

 

Dy pasagjerët e tjerë, të dy 18 vjeç, u transportuan me urgjencë në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike dhe është intubuar, ndërsa i riu tjetër ka marrë dëmtime të shumta dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

 

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Mediat vendase raportojnë se po verifikohet mundësia që automjeti të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ose në garë me një makinë tjetër.

 

Po hetohet gjithashtu pretendimi se të rinjtë mund të ishin duke regjistruar një video për TikTok pak përpara përplasjes. Deri tani, asnjëra prej këtyre pistave nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe mbetet pjesë e hetimeve. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksident tragjik në Athinë, humbin jetën tre shqiptarë dhe plagosen dy 18-vjeçarë
Shpallet tenderi 1.4 milionë euro, 285 parkime të reja parashikohen në Ksamil
Klienti qethej kur u godit me thikë: Publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë – VIDEO
Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti
Deputetët Llajo dhe Bido ftojnë qytetarët për takimet e “pranisë besnike”
Tre të rinj plagosen me thikë në Sarandë, dy në pranga dhe një në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.