Klienti qethej kur u godit me thikë: Publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë – VIDEO

Klienti qethej kur u godit me thikë: Publikohen pamjet e plagosjes me thikë në Sarandë, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Avokati Arben Llangozi ka publikuar pamje filmike nga konflikti i dhunshëm i ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, ku tre të rinj mbetën të plagosur me thikë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1, pranë hyrjes së shëtitores. Në pamjet e publikuara shfaqen momentet e përplasjes, ndërsa materialet filmike pritet të ndihmojnë grupin hetimor në sqarimin e dinamikës dhe të rolit të secilit person të përfshirë.

 

 

Të plagosurit janë vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Ata u transportuan në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ndërsa 24-vjeçari Elidon Shukulli, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, u nis drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

 

Sipas Policisë, në vijim të hetimeve janë arrestuar Kamelo Aliaj, 22 vjeç, dhe Andi Saliaj, 19 vjeç, ky i fundit njëkohësisht edhe një prej personave të plagosur. Ndërkohë, Eduard Bajrami, 19 vjeç, është shpallur në kërkim.

Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Ndaj personave të arrestuar rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit person të përfshirë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.