Shpallet tenderi 1.4 milionë euro, 285 parkime të reja parashikohen në Ksamil

Shpallet tenderi 1.4 milionë euro, 285 parkime të reja parashikohen në Ksamil. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurën e prokurimit për ndërtimin e dy parkimeve të hapura publike në Ksamil. Projekti është përfshirë në një tender me fond limit 133.5 milionë lekë, rreth 1.4 milionë euro, dhe afat punimesh 18 muaj.

Sipas planimetrive, parkimi i parë do të ketë rreth 166 vende dhe do të ndërtohet në pjesën veriore të Ksamilit, në krahun lindor të aksit kryesor rrugor.

 

 

Parkimi i dytë, me rreth 119 vende, është parashikuar në pjesën jugore të qytezës së Ksamilit, në hyrje të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe pranë rrugës shtetërore SH81. Në total, dy hapësirat do të krijojnë afërsisht 285 vende parkimi, përfshirë edhe vendet e rezervuara.

 

Vendosja e parkimeve në dy skajet e Ksamilit synon të kufizojë hyrjen dhe grumbullimin e automjeteve në qendër, e cila gjatë sezonit turistik përballet me trafik të rënduar dhe mungesë hapësirash parkimi.

 

Megjithatë, dokumentet e publikuara nuk sqarojnë se si do të organizohet lëvizja e turistëve nga parkimet drejt plazheve dhe qendrës së Ksamilit, veçanërisht në muajt me fluksin më të lartë. Ndikimi i investimit do të varet edhe nga mënyra e administrimit, tarifat dhe lidhja me transportin publik.

 

Tenderi përfshin edhe një ndërhyrje në Fushë-Studen të Librazhdit, por financimi nuk është paraqitur i ndarë sipas zonave. Për këtë arsye, nuk bëhet e ditur se sa nga fondi limit prej 133.5 milionë lekësh do të përdoret konkretisht për dy parkimet në Ksamil. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.