Karathanos niset për në Shqipëri, por ndalohet në Qafë Botë

25/10/1918:43

Shperndaje:


Nuk do të lejohet të hyjë në Shqipëri Babis Karathanos.
Në rrjetet sociale kreu i Shoqatave të Pakicave Greke në Shqipëri, Babis Karathanos, ka publikuar një koment shoqëruar edhe me një foto ku tregon se atij i është ndaluar hyrja në Shqipëri. Dokumenti i fotografisë thotë se nuk lejohet të hyjë në Shqipëri sepse dokumentet e udhëtimit nuk janë në rregull.
“Pas disa orësh të shpenzuar në kufirin e Greqisë me Shqipërinë duke u përpjekur për të arritur në Bularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandin Kacifas, ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri.
Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë. Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e saj me justifikime qesharake, uroj të kem një takim me Kryeministrin grek.
Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane. Ndërkohë në bazë të përditshme, po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut. Por le të dijë se grekët nuk luftojnë grekët dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë”, ka thënë Karathanos.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.