Kapet autori i vjedhjes së automjetit në mes të ditës


Sarandë. Komisariati i Policis Sarande njofton per zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore vjedhja e një automjeti në Sarandë.
Autori kapet në Tiranë pas informacioneve të siguruara nga Policia e Sarandës që ky shtetas fshihej në këtë qytet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e dokumentimin e vjedhjeve të ndryshme të ndodhura në Sarandë dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të këtyre vjedhjeve kanë bërë të mundur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6., Tiranë, kapjen e shtetasit :
Mihali Llazari, 24 vjeç, banues në Himarë.
Ky shtetas, më datë 19.03.2018, në fshatin Berdenesh, Sarandë ka vjedhur automjetin tip “Benz”, të shtetasit D.R..
Shtetasi rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Automjeti i vjedhur prej tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi, shitja e narkotike”, të parashikuara nga neni 134 dhe 283 te Kodit Penal.

 


SHPËRNDAJE

NA NDIQNI:

Postimet e fundit

Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare
Harta e re territoriale: Këshilltarët e Ksamilit kërkojnë të bëhen me bashki – VIDEO
DAKLESA TRADITION në Sarandë kërkon punonjëse shërbimi në banak
Steakhouse GERI në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier/e

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.