Kapen në Qafë Botë 23 kg kanabis, në pranga transportuesi

14/01/1812:22

Shperndaje:


Qafë-Botë, Sarandë
Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike.
Më datë 14.01.2018, në PKK.Qafë Botë, gjatë kontrollit të mjetit tip ”Benz”, me drejtues shtetasin Fatos Alushllari, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me doganën kanë konstatuar 22 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate, me peshë 23.5 kilogramë.
Shtetasi Fatos Alushllari, 48 vjeç, banues në Tiranë, është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ”Trafikim të lëndëve narkotike”.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Klienti qethej kur u godit me thikë: Publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë – VIDEO
Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti
Deputetët Llajo dhe Bido ftojnë qytetarët për takimet e “pranisë besnike”
Tre të rinj plagosen me thikë në Sarandë, dy në pranga dhe një në kërkim
Xhorxhi Vasili: Saranda pa aktivitete sportive gjatë sezonit turistik
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.