Kandidatët e PS takime në tregun industrial. Tregëtarët: Duam 1 banjë

19/05/1717:22

Shperndaje:


alket hyseni sarandeKandidatët e PS takime në tregun industrial. Tregëtarët: Duam 1 banjë.
Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste kanë zhvendosur ditën e sotme takimet e tyre elektorale në tregun industrial të Sarandës.
Kandidati Alket Hyseni në takime me ta u shpreh se qeveria këto 4 vjet punoi shumë për të bërë shtet, ndërsa 4 vitet e ardhshme do të punojë për zgjidhjen e halleve të qytetarëve.  Në disa raste në qytetin e Sarandës edhe kemi gabuar, por katër vitet e ardhshme do të rregullojmë gjithçka që është bërë keq, u shpreh kandidati për deputet.
Tregëtarët që shesin në këtë treg në kushte mjerane kërkesë të vetme kishin të bëhet një banjë për tregun, pasi ata për një urinim duhet të marrin arratinë dhe kjo situatë për ta është shumë e vështirë, pasi janë turpëruar edhe nëpër lokalet pranë tregut, duke shkuar gjithmonë vetëm për t`u urinuar në banjë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon kushtet te stacioni i autobusave te “9 Tetori”: Presin në diell dhe në shi
Gastro House Pizza në Sarandë – Porosit në Digital City ose Wolt
Policia publikon suksesin: Ka arrestuar 2 persona në Qafë Botë, u kapën me një boçe
Për vete nuk kursehen: 1,300 euro një karrige deputeti, 400,000 euro për udhëtime dhe 250,000 për karburant
Arben Llangozi denoncon Policinë e Sarandës: “Me armë në dorë për presion dhe terror”
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Bukëpjekës (Furxhi)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.