Kandidatët e PS takime në Delvinë

30/05/1717:00

Shperndaje:


https://www.youtube.com/watch?v=VXMalnL4gAY&feature=youtu.be Kandidatët e Partisë Socialiste për Sarandën dhe Delvinën, Alket Hyseni dhe Suela Kotolloshi kanë zhvilluar një takim me shitësit e tregut të Delvinës ku kanë shpjeguar programin e PS-së për katër vjeçarin e ardhshëm. Duke u ndalur tek arritjet e mandatit të parë, Alket Hyseni tha se deri më tani është bërë shumë për të ndihmuar tregtarët, por edhe më shumë do të bëhet në të ardhmen.
“Zeruam tatimin për biznesin e vogël; përgjysmuan taksën për biznesin e mesëm; ulëm TVSH-në për hotelet; vendosëm barazinë përpara ligjit për të gjithë bizneset dhe shumë të tjera”, u shpreh kandidati Alket Hyseni gjatë takimit. Një impakt pozitiv në ekonomi ka pasur rritja e pagave për të gjithë administratën; trefishimi i ndihmës ekonomike si dhe hapja e vendeve të reja të punës.
“Ne mund të kishim bërë edhe më shumë, edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë, por ne nuk do të reshtim deri kur transformimi i dukshëm të prekë çdo lagje, çdo familje të Sarandës dhe Delvinës”,- tha kandidati i Partisë Socialiste, Alket Hyseni. Ai u premtoi tregtarëve se në mandatin e dytë qeverisës Delvina do të marrë një sërë investimesh të rëndësishme. Transformimi i zonës do të nisë me përfundimin e rrugës së Kardhiqit, e cila do të lidhë Delvinën me Gjirokastrën dhe të gjithë Shqipërinë. Një tjetër investim madhor do të jetë uji i pijshëm, për të cilin qeveria ka dhënë fondin dhe shumë shpejt do të marrë zgjidhje përfundimtare.
Gjatë vizitës kandidatët Alket Hyseni dhe Suela Kotolloshi zhvillua takime edhe me familjet “Skënder Muço” dhe “Et’hem Shkreli”, të cilat njihen në zonë për kontributin që kanë dhënë për Delvinën dhe të gjithë zonën.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dea – Hyjnesha e Butrintit, zbulimi dhe misteri që vazhdon prej vitit 1928
HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.