Jemin Gjana shpall rezultatin: Lulzim Basha fiton mandatin e tretë

14/06/2115:43

Shperndaje:

Lulzim Basha shpallet zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë për 4 vitet e ardhshme.

Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD Jemin Gjana një ditë pas zgjedhjeve për kreun e partisë, këtë të hënë kanë zyrtarizuar fitoren e Lulzim Bashës për herë të tretë, ndërsa deklaroi se ka marrë 32,882 vota ose mbi 80% të votave.

Në një deklaratë për media Gjana ka bërë me dije se pas Bashës më i votuari është Agron Shehaj me 6038 vota, e treta vjen Edit Harxhi me 983 vota, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara është Fatbardh Kadilli i votuar nga 781 anëtarë.

Nga 75 mijëanëtarë të PD, në zgjedhje kanë votuar 41097 anëtarë, nga këto 413 vota kanë dalë të pavflefshme, kurse të vlefshme 40 mijë vota.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Jepet me qira godinë në Qafë Gjashtë, Sarandë
Saranda edhe këtë vit mësim me 2 turne, drejtoria arsimore fsheh numrin e nxënësve
Hotel Utopia në Ksamil kërkon Sanitare. Ofrohet akomodim
Vila Green Garden kërkon Punonjës/e pastrimi (Sanitare)
Helia Hotel kërkon të punësojë Receptionist me eksperiencë
Hashtag2 kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Punësim vjetor

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.