Ishin nisur për të prishur një ndërtim, Policia Bashkiake zbulon edhe një tjetër

04/08/2515:11

Shperndaje:

Ishin nisur për të prishur një ndërtim, Policia Bashkiake zbulon edhe një tjetër

Policia Bashkiake e Sarandës njofton se një ndërtim pa leje është zbuluar mëngjesin e sotëm në Ksamil, si rezultat i monitorimit të pandërprerë të territorit nga strukturat përgjegjëse.

Ishin nisur për të prishur një ndërtim, Policia Bashkiake zbulon edhe një tjetër

Sipas deklaratës zyrtare, kontrolli është realizuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Komisariatin e Policisë Sarandë. Objekti i konstatuar është ndërtuar në mënyrë të paligjshme gjatë natës, duke shkelur hapur rregullat urbanistike në fuqi.

Pas kryerjes së procedurave administrative për dokumentimin e shkeljes, rasti është dërguar për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Autoritetet theksojnë se do të vijojnë me monitorimin rigoroz të territorit për të parandaluar çdo veprim ndërtimor të paligjshëm dhe për të garantuar respektimin e ligjit në zonat me potencial të lartë zhvillimi turistik si Ksamil.

Aksion në Ksamil, IKMT dhe Policia Bashkiake shembin një shtëpi – VIDEO

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Disiplina e ashpër edhe me Delvinën për kore fyese në stadium ndaj zyrtarëve dhe ekipit të Butrintit
Komisioni i Disiplinës vendim të ashpër për Butrintin pas banderolave në ndeshjen me Delvinën
Investim 360 mijë euro për rrugët e brendshme në “Baba Rexhepi” dhe Lagjen nr. 3 në Sarandë
Investim 500 mijë euro për rikualifikimin e rrugëve dhe shesheve në Gjashtë dhe Metoq
Vila PAJA në Ksamil kërkon Sanitare – Ofrohet Akomodimi dhe Ushqimi
Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u largua me automjet, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.