Ish kreu i bashkisë Sarandë Stefan Çipa takime me militantët e PS në Athinë

16/03/1618:05

Shperndaje:


Ish kryetari i bashkisë Sarandë Stefan Çipa ka patur takime në Athinë me ata të cilët Çipa i quan “kocka e fortë për Partisë Socialiste”. Në takimin me emigrantët në Greqi Stefan Çipa ka patur komunikime të dendura me njerëz që sigla PSSH është e pandarë nga jeta dhe aktiviteti tyre në emigracion. Ishte një dëshmi e idealizmit dhe përkushtimit të tyre, shrehet Çipa, pjekuria dhe serioziteti me të cilin shtruan probleme, hodhën ide dhe dhanë objeksione të vlefshme në aktivin e organizuar me përfaqësues të tyre. Pjesëmarrës në aktivin e thirrur në Athinë fundjavën që lamë prapa, u bënë socialistë të emigracionit, të ardhur që nga Kreta e largët, nga Selaniku, Patra, Korinthi,Kallamata etj. Takimet sipas Çipës u perfshinë edhe nga atmosfera festive pasi kuadrohen në 10-vjetorin e krijimit të PSSH në Greqi.
Në aktivin e Partisë të emigrantëve të Greqisë u bë prezent dhe vendimi e udhëzimi i miratuar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PSSH më 9 mars 2016, që ka të bëjë me verifikimin e anëtarësisë,fuqizimin e partisë me prurje të reja, me vajza dhe djem të rinj,që besojnë dhe aspirojnë tek PS dhe zgjedhin të antarësohen në të, si alternativën më të mirë për t’u përfshirë në politikë.
Kjo fushatë fillon tani dhe do te shtrihet deri në muajin qershor,kohë që përkon me 25-vjetorin e krijimit të PSSH.
Në aktiv u përcoll dhe përshëndetja e Kryetarit Rama në kuadër të 10-vjetorit të krijimit të PS dega Greqi.
cipa 2 cipa 1 cipa

 

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adem Daci përjetësohet në Sarandë: Qendra Kulturore e Fëmijëve do mbajë emrin e kitaristit legjendar
Moti në zonën e Sarandës: Javë me reshje të shumta dhe rënie temperaturash
Në janar nis rivlerësimi i pasurive/ Kush përfiton dhe kush humbet nga rivlerësimi
Sulmet ushtarake mbi Venezuelë, Trump: Kemi kapur Maduron dhe bashkëshorten e tij
Vjen në jetë foshnja e parë për vitin 2026 në Sarandë
10 minuta shi dhe rruga e përfunduar në prag të votimeve përmbytet – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.