Ish-deputeti i Sarandes rikthehet sërish. Më frymëzoi Trump

15/11/1621:40

Shperndaje:


koco-kokedhima-rama1-905x395
Ish-deputeti i Sarandës, Koço Kokëdhima pasi ka treguar pse është frymëzuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump në jetën e tij, ka folur edhe për përjashtimin nga Partia Socialiste, politikanët që janë implikuar, por edhe për bizneset.
Ai theksoi se nuk do të largohet nga PS, duke theksuar se është socialist, por shtoi se duhet të bëhen disa ndryshime të rëndësishme. Ndërkaq, Kokëdhima u ndal edhe tek sistemi zgjedhor në vend, duke theksuar se në Shqipëri ka deformim të votës, dhe sipas tij “nuk bëhen zgjedhje të lira e të ndershme”.
“Unë nuk do të largohem nga PS, unë jam socialist, jam i majtë, jam i qartë për të gjithë situatën, dhe se çfarë do kërkoj. Dhe do t’i kërkoj me vendosmëri ato që i quaj të rëndësishme. Në Shqipëri nuk funksionon institucioni i votës, nuk bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Unë kam fituar me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Shqipëri kemi deformime nga më të ndryshmet”, tha Kokëdhima.
Pasi shprehu qëndrimin për të mos u larguar nga PS, Kokëdhima u shpreh se do të zhvillojë një lëvizje brenda kësaj partie.
“Çdo parti duhet të mos i mohojë askujt të konkurrojë për një post. Do të zhvilloj një lëvizje brenda PS-së. Lëvizja ime synon reformimin e PS-së. Qëllimi është që anëtarësia e partisë të seleksionojë kandidatët për deputetë. Po kështu synohet sanksionim statutor që përfaqësuesit e PS t’i zgjedhë anëtarësia”.
Kokëdhima tha se së shpejti do të prezantojë të plotë këtë platformë.
“Në javët e ardhshme do ta prezantoj të plotë këtë platformë, si një alternativë debati në PS, pasi konsultimeve me njerëzit e partisë në gjithë vendin. Ne jemi afër zgjedhjeve të 2017 dhe gjithë këtë punë unë dua ta bëj me kujdes, që t’i shërbej objektivave elektorale të PS. T’i shërbejë fuqizimit të kësaj partie. Në javët e ardhshme do të vijoj konsultimet për të formësuar ndryshimet unë synoj”, tha Kokëdhima.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.