Investim 5.5 miliardë lekë/ Fillojnë punimet për Ujësjellësin e Merkos, furnizon 15 fshatra


Kanë filluar punimet për ujësjellësin e Merkos, i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm 13 fshatrave në bashkinë e Finiqit dhe 2 fshatra në Bashkinë e Konispolit.
Kjo vepër e cila financohet tërësisht nga buxheti i shtetit dhe në fazën e parë me fondin 466,528.839 lekë pa TVSH do të ndëtohen linjat e jashtme dhe depot në fshatrat Kulluricë, Livadhja, Kalivja, Llazat, Kalcat, Sopik, Lefter Talo, Vagalat, Gravë, Qesarat, Karroq dhe Pandalejmon, Ninat dhe Markat. Rrjetet e brendshme të këtyre fshatrave do të financohen vitin tjetër.

Kantieri i punimeve është vizituar edhe nga kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço, i cili gjatë komunikimit me sipërmarrësit dhe inxhinjerët, por edhe nga verifikimet në vend, ka konstatuar se punimet vazhdojnë me intensitet në çdo fshat si për hapjen e kanaleve ashtu dhe për ndërtimin e depove të reja të ujit.
Me këtë rast, kryetari Kristo Kiço i gjendur afër fshatit të Karroqit ka vizituar së bashku me ekipin e tij dhe urën e këtij fshati për të nxjerrë koston e ndërhyrjes për restaurim përpara se të fillojnë shirat e para.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.