Identifikohet drejtuesja e automjetit, gjobitet me 450 euro

05/11/2417:58

Shperndaje:

Identifikohet drejtuesja e automjetit, gjobitet me 450 euro

 

Drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin në qendër të qytetit të Sarandës është identifikuar nga policia pas kqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë.

Aksidenti ndodhi në hyrje të rrugës “Skënderbeu,” ku automjeti përplasi katër vazo dekorative të vendosura anës rrugës dhe një motor të ndaluar në trotuar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati të lënduar, por automjeti u largua menjëherë nga vendngjarja pa dhënë llogari për dëmet e shkaktuara.

 

Identifikohet drejtuesja e automjetit, gjobitet me 450 euro

 

Pas hetimeve, policia rrugore vendosi një gjobë prej 35,000 lekësh ndaj drejtueses së mjetit për largim nga vendi i aksidentit, një shkelje e rëndë sipas rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë, Bashkia e Sarandës aplikoi një gjobë shtesë prej 10,000 lekësh për dëmtimin e vazove dekorative që ndodhen përgjatë trotuarit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Do na iki Trump-i” – Deputetja argumenton pse portet duhet të bëhen pronë e investitorëve strategjikë
Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh. Ofrohet akomodim
Pushtimi italian i Sarandës, 7 prill 1939 – VIDEO
Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.