I shpëtoi flakëve, përmbytja mbulon me gurë një shtëpi në Kopaçez – VIDEO

I shpëtoi flakëve, përmbytja mbulon me gurë një shtëpi në Kopaçez

Familja e Fatjon Zhupës në Kopaçez po përballet me një seri fatkeqësish që duket se nuk kanë të ndalur. Vetëm pak muaj më parë, gjatë zjarreve të verës, flakët iu afruan rrezikshëm banesës së tij. Në ato momente të vështira, Fatjoni zgjodhi të mos largohej, por të qëndronte për të luftuar dhe për të shpëtuar shtëpinë nga djegia.

 

 

Shtëpia arriti të mbijetojë nga flakët, por sfida e radhës erdhi mbrëmjen e kaluar. Reshjet dhe vërshimi i ujërave nga mali bënë që përroi të dalë nga shtrati, duke sjellë me vete gurë e inerte. Uji dhe gurët përfunduan pranë banesës, duke e dëmtuar dhe duke e mbuluar thuajse me gurë.

 

Në këtë shtëpi jetojnë dy prindërit e tij të moshuar dhe tre fëmijët e mitur të Fatjonit, të cilët janë rritur pa nënën e tyre, e ndarë nga jeta prej kohësh. Çdo goditje e re rëndon mbi një familje që prej vitesh përballet me sfida të njëpasnjëshme.

 

Mes zjarrit dhe përmbytjes, Fatjon Zhupa vazhdon të qëndrojë i fortë për familjen e tij, duke u përpjekur të mbrojë jo vetëm një banesë, por sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tij.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.